Aktualitet

Mos i prishni planet për të dielën! Kthjellime e temperatura të larta, ja parashikimi i motit për fundjavën

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur nga -1 gradë celcius deri në 17 gradë celcius.
Featured image of article: Mos i prishni planet për të dielën! Kthjellime e temperatura të larta, ja parashikimi i motit për fundjavën Foto ilustruese

TIRANË– Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë mesditës dhe pasdites në vendin tonë. Por në orët e mbrëmjes vranësirat do të bëhen më të dukshme në zonat përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur nga -1 gradë celcius deri në 17 gradë celcius.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpjetësi me 30km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment