Virale

“Mos i jepni dorën njeriu”/ Safet Gjici bën gafën me banorët e Kukësit pasi ju dha moral për Covid-19

VIDEO
Ndërkohë pas disa minutash kryetari ka dalë nga shtëpia e tyre por njëhkohësisht ka harruar edhe fjalët që ka thënë kur ishte brenda saj.
Featured image of article: “Mos i jepni dorën njeriu”/ Safet Gjici bën gafën me banorët e Kukësit pasi ju dha moral për Covid-19 Safet Gjici

KUKËS– Kryetari Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, së fundmi ka bërë përsëri një gafë. Ditën e djeshme në ditën e të moshuarve ka vizituar dy të moshuar në shtëpinë e tyre ku dhe u ka bërë moral në lidhje me pandeminë e Covid-19. Gjici gjatë kohës që ka qenë duke biseduar me banorët e Kukësit u ka thënë atyre që mos t’u japin dorën të tjerëve pasi sipas tij do të jenë të rrezikuar nga sëmundja vdekjeprurëse.

“Ajo që duhet të bëni është të mos takoni asnjë. Mos të ju vi turp, se ne shqiptarët e kemi se nëse nuk ja japim dorën nuk quhet. Por mirë është mos të ja jepni dorën askujt sepse do rrezikoni veten tuaj por edhe të tjerët”- u është drejtuar Safet Gjici banorëve.

Ndërkohë pas disa minutash kryetari ka dalë nga shtëpia e tyre por njëhkohësisht ka harruar edhe fjalët që ka thënë kur ishte brenda saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teksa po largohej Gjici ka shkelur dhe vetë rregullat e kufizimit të pandemisë pasi i ka dhënë dorën të moshuarës për t’i thënë mirupafshim. Siç shihet edhe në pamjet e publikuar nga vetë kryetari i Bashkisë së Kukësit shihet se Gjici edhe maskën nuk e ka vendosur si duhet gjatë momentit që i është afruar të zonjës së shtëpisë. 

(a.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment