Politike

“Mos i hapni derën pronarit kur t’ju vijë për qiranë”, Rama këshillon shqiptarët në kohën e Covid-19

VIDEO
Në mbledhjen e ministrave që po zhvillohet aktualisht on-line, kryeministri tha se kjo nuk është koha për të kërkuar qiratë.
Featured image of article: “Mos i hapni derën pronarit kur t’ju vijë për qiranë”, Rama këshillon shqiptarët në kohën e Covid-19
Përditësuar:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka thënë të gjithë shqiptarëve që të mos i hapin derën pronarit të shtëpisë kur t’u shkojë për t’u marrë qiranë në këtë kohë ‘lufte’ që Shqipëria po përballet me Covid-19.

Në mbledhjen e ministrave që po zhvillohet aktualisht on-line, kryeministri tha se kjo nuk është koha për të kërkuar qiratë.

“Zgjidhni punën e qirave. Ka shumë ankesa këtu për këtë çështje. E vetmja këshillë që u kam dhënë këtyre që u vjen pronari të dera, është që të mos t’ua hapin. Se qiraja është aty. Për më tepër që tani në kohën e COVID-19 dera rri e mbyllur. Për shtëpitë që kemi premtuar, asnjë tolerancë te cilësia, cilësia, cilësia. Shtëpitë do tua bëjmë siç i kishim dhe ashtu siç ua kishim premtuar,”- tha Rama, dhe më pas vijoi të bisedonte me Arben Ahmetaj që është në krye të menaxhimit të kësaj situate.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbjedhje online, ku ministrat që janë më të përfshirë në luftën kundër COVID-19 kanë raportuar para tij. Manastirliu, Gjonaj, Ahemtaj, Xhaçka, Lleshaj e Ahmetaj kanë treguar të gjitha masat që kanë marrë këto ditë. Kreu i qeverisë u ka kërkuar që të ndihmojnë sa më shumë pensionistët dhe të mos i lënë të dalin nga shtëpitë. Rama tha se pajisjet mjekësor u blenë të Turqi dhe nuk ishin dhuratë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment