Aktualitet

“Mos hap luftë kur nuk ke mbajtur premtimet”/ Majlinda Keta-Mynyr Konit: Zgjedhjet në UT janë të ligjshme, ne do të bëjmë atë që ka përcaktuar Senati

Më 30 korrik do të zhvillohen zgjedhjet në UT. Kryetarja e KIZ, Majlinda Keta është shprehur se ato do të jenë një model. Sakaq ajo theksoi se Mynyr Koni para se të sulmojë duhet të mbante premtimet e dhëna për studentët dhe pedagogët.
Featured image of article: “Mos hap luftë kur nuk ke mbajtur premtimet”/ Majlinda Keta-Mynyr Konit: Zgjedhjet në UT janë të ligjshme, ne do të bëjmë atë që ka përcaktuar Senati Majlinda Keta

TIRANË- Më 30 korrik do të zhvillohen zgjedhjet në Universitetin e Tiranës, ku do të zgjidhjet edhe rektori i ri. Kryetarja e Komisonit Insitucional Zgjedhor, Majlinda Keta ka deklaruar për Faxnwes se zgjedhjet janë të ligjshme dhe do të jenë një model. Keta ka theksuar se të tre kanidatët në garë për rektor të UT-së janë figura të plotësura dhe se Mynyr Koni gjithmonë iu ka hapur luftë.

“Kandidimi i dy zonjave është një kandidim që tregon procesin real. Të tre kandidatët janë në profile të ndryshme, profike kryerore. Edhe FNSH-ja ka dalë me kandidate të saj, siç është Mimoza Hafizi. Kemi zonjën Servan apo edhe Artan Hoxhës, edhe  këta janë plotësuar si figura. Gara është shumë e kuptueshme, është e ligjshme, ka filluar fushata. Ne garojmë për të nxjerrë më të mirin, mes nesh nuk do të ketë humbje. Nuk do t’i ngjajmë garave të politikës, nuk do të ketë fyerje, do të ketë etikë. Jam e bindur që kandidatët do iu përbahen këtyre. Koni gjithmonë na ka hapur një front lufte. Koni nuk është univertisteti i Tiranë, kjo që kemi ne është gara. Ka një dinamikë të aplikimit të studentëve, të gjithë ata të duan të bëjnë karrierë dyert janë të hapura. Unë do të thoja që kjo garë do të jetë model.”, u shpreh Keta.

Më tej kryetrja ka theksuar se Mynyr Koni nuk mund të sulmojë institucionet, ndërkohë që 4 vitet e fundit nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne do të bëjmë atë që ka përcaktuar Senati. Ku janë premtimet e Konit? Nuk mund të gjuhash nëse ti nuk ke mbajtur premtimet. Jo vetëm Koni por edhe dekandët. Çfarë kanë bërë në këto 4 vite.”, tha ajo. 

Sakaq në garë për rektor të Universitet të Tiranë janë Kozeta Servani, Artan Hoxha dhe Mimoza Hafizi. Procesi zgjedhjeve në UT ka sjellë dhe një përplasje mes ministrisë dhe Rektoratit. Më 6 maj  rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni  shkarkoi nga detyra anëtarët e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve. Sipas Konit ata kishin thyer rregullat e univeristetit dhe urdhrat kundër përhapjes së pandemisë. Pesë pedagogët që shkaroin ishin: Majlinda Keta, Benard Dosti, Orjona Muçollari, Ardian Doka dhe Eglantini Gishti. Nuk mungoi edhe një reagim nga  Senati Akedemik i Universitetit të Tiranës, i cili hodhi pashtë vendimin e rekorit. Sakaq kundër Konit ka dalë edhe kandidati Artan Hoxha, pasi ka deklaruar se UT ka 4 vite që ka humbur normalitetin.

J.V/Dosja.al

Shto Koment