Politike

‘Mos ha shumë m*t”, Musa Ulqinit si del e keqja me Mark Markun, e ‘shigjeton’ nga Kuvendi: Njerëz që s’kanë lidhje me gazetarinë (VD)

Nga foltorja e Kuvendit, ku nisi diskutimi për Paketën, përveç mbrojtjes së projektligjit, ai tha se gjatë debateve për këtë paketë, është hasur me njerëz që nuk kanë lidhje me gazetarinë

TIRANE- Pas debatit që pati mbrëmjen e djeshme në ‘Opinion’, deputeti hartues i Paketës Anti-shpifje, Musa Ulqini, me pedagogun Mark Marku, duket se nuk e ka harruar sherrin. Nga foltorja e Kuvendit, ku nisi diskutimi për Paketën, përveç mbrojtjes së projektligjit, ai tha se gjatë debateve për këtë paketë, është hasur me “farësoj njerëzish, njerëz që s’kanë lidhje me pedagogjinë dhe gazetarinë. Me llojsoj fjalori”. 

Musa Ulqini: Ligji i ri nuk detyron portalet të regjistrohen, heq punën në të zezë. Projektligji përpiqet të rregullojë sektorin e mediave online. Ua garanton, duke rritur kredibilitetin e gazetarëve që punojnë në këtë sektor. Është standart i BE sepse mbron të miturit. Nga mënyra si informohen anonimë nëpër portale. E shmang gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit. Ata që e kundërshtojnë janë të parët që e shkelin rregullin.

Mbrëmjen e djeshme, Mark Marku dhe Musa Ulqini replikuan ashpër me njëri tjetrin dhe debati degradoi deri në pikën, ku Marku i tha Ulqinit se do t’a godiste me shishe dhe t’i hante “m*tin”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ishte kjo zënkë që solli deklaratën e Mulqinit, në një kohë kur Kuvendi zhvillon një seancë maratonë që finalizohet me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë.

Kryeministri tha sot se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment