Aktualitet

‘Mos fluturoni’, Policia u heq patentën 16 shoferëve: Ecnin me 174 km/h, ishin rrezik për të tjerët (VD)

Në një postim në Facebook, Policia bën me dije sot ka vijuar me kontrollet në rrugë me radar, ku ka zbuluar se shumë shoferë udhëtonin jashtë normave të lejuara duke arritur deri në 174km/h.

TIRANË- Në ditët e festave konsumimi i alkoolit shtohet, por Policia Rrugore shprehet se ka marrë të gjitha masat që të disiplinojë sa më shumë shoferët, që të mos bëhen rrezik për të tjetër duke shkaktuar aksidentet.

Në një postim në Facebook, Policia bën me dije sot ka vijuar me kontrollet në rrugë me radar, ku ka zbuluar se shumë shoferë udhëtonin jashtë normave të lejuara duke arritur deri në 174km/h. Po ashtu bëhem me dije se 16 shoferë janë ndëshkuar me heqje patente dhe shumë të tjerë janë këshilluar.

Uniformat blu u bëjnë alet shoferëve që të mos fluturojnë në rrugë dhe të mos drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, pasi janë rrezik për gjithë komunitetin.

NJOFTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Festo, por mos fluturo me automjet në rrugë🛣, respekto rregullat e qarkullimit që të arrish i sigurt në destinacion🏡, që të mos vrasësh jetën🚑 e t’u venitësh festën familjarëve😰. Policia Rrugore, në zbatim të planit të masave për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, po vijon monitorimin e qarkullimit rrugor në të gjitha akset rrugore duke përdorur mjetet logjistike si radar e drager, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat duke u kthyer në rrezik potencial për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan-Tiranë vijon monitorimi me radar dhe gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 16 leje drejtimi, për shpejtësi që varionte nga 151 km/h deri në 174 km/h. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat, të festojnë, por të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të festojnë, por të mos fluturojnë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën rrugore për shpejtësinë e lejuar e të respektojnë të drejtën e këmbësorëve, duke respektuar vijat e bardha dhe në ato raste ku ato mungojnë t’u japin përparësi këmbësorëve për të kaluar.

Njëkohësisht, Policia Rrugore apelon edhe për përdoruesit e biçikletave dhe të motoçikletave, që të tregojnë kujdes e të respektojnë sinjalistikën, të ndriçojnë biçikletat me pajisje fosforeshente për natën dhe motoçiklistët të vendosin kaskat mbrojtëse. Këmbësorët të kontrollojnë rrugën nga të dyja senset e lëvizjet dhe pastaj të vijojnë lëvizjen aty ku s’ka semafor dhe vija të bardha, ndërsa në rastet ku është sinjalistika të respektojnë atë për të kaluar nga një krah në tjetrin. Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. #Ndihmodhetinësigurinërrugore

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment