Politike

“Mos e vrit mendjen o gjigant”, Dako tregon çfarë i thonë njerëzit pas përgjimeve: Më ulin xhamin

Kryebashkiaku Vangjush Dako u shpreh se mbështetja e njerëzve është shtuar ndaj tij pas publikimit të përgjimeve nga Bild.
Featured image of article: “Mos e vrit mendjen o gjigant”, Dako tregon çfarë i thonë njerëzit pas përgjimeve: Më ulin xhamin Vangjush Dako
Përditësuar:

TIRANË– Kryebashkiaku Vangjush Dako është shprehur se mbështetja e popullit ndaj tij është shtuar pas përgjimeve të publikuara nga media gjermane Bild, ku ai dëgjohet teksa shkëmben telefonata me Avdylajt.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, Dako u shoreh se njerëz që s’i njeh, kur e shohin ën rrugë, ulin xhamin e makinës dhe i thonë të mos e vrasë mendjen.

“Më ulin xhamin, më thonë ‘mos e vrit mndjen’. Më therrasin ‘gjigant’ e kshu gjërash,”- u shpreh Dako ndër të tjera.

Kryebashkiaku Dako është i ftuar në emision për të sqaruar përgjimet e publikuara nga media gjermane Bild.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy ditë më parë, prestigjiozia gjermane “Bild ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment