Virale

Mos u habisni/ Njihuni me bateristin 2-vjeçar që dhuron spektakël, videot virale në rrjet

Talent i lindur, 2-vjeçari dhuron spektakël.
Featured image of article: Mos u habisni/ Njihuni me bateristin 2-vjeçar që dhuron spektakël, videot virale në rrjet Theo Magoo

Angli- Ai është vetëm 2 vjeç por i ka habitur të gjithë me talentin që ka. Fjalën e kemi për Theo Magoon nga Londra, i cili ka lindur me një aftësi të veçantë. Ai është baterist i vërtetë.

Siç shihet dhe në videon e bërë virale në internet, Theo është në gjendje të mbajë ritmin e çdo kënge në bateri. Ai luan muzikë së bashku me babain e tij, i cili e shoqëron me instrumentet e tjera dhe me vokal.

Prindërit e tij kanë hapur një llogari në Instagram me emrin djalit të tyre të talentuar, ku numëron mbi 45 mijë ndjekës.

 

J.V/Dosja.al

Shto Koment