Aktualitet

Mos dilni pa çadër nga shtëpia/ Rikthehen reshjet e shiut, zonat ku sot do të ketë rrebeshe (PARASHIKIMI)

Sipas Meteoalb ditën e sotme do të ketë rrebeshe shiu në zonat malore të vendit. Ndërsa në pjesë tjetër të vendit nuk është larguar ende i nxehti "afrikan".
Featured image of article: Mos dilni pa çadër nga shtëpia/ Rikthehen reshjet e shiut, zonat ku sot do të ketë rrebeshe (PARASHIKIMI) Foto ilustruese

SHQIPËRI- Rikthehen reshjet e shiut në vend. Meteoalb parashikon se pasditen sotme do të ketë rrebeshe shiu në zonat malore të vendit. Ndërkohë,  në pjesën tjetër të vendit do të ketë temperatura të larta deri në 38 gradë.

Parashikimi:

Deri në mesditë mbetemi në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Por pasditja sjellë shtim të vranësirave në vend, ku më të shpeshta paraqiten në zonat malore duke sjellë dhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 38°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al 

Shto Koment