Politike

“Mos bëni aventura”, Rama thirrje qytetarëve: Kanë nisur të shembin shtëpitë me vare (VD)

Sipas Ramës këto janë aventura të rrezikshme dhe do kontrollet janë rigoroze dhe nuk do të eljohet asnjë abuzim.

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shembin shtëpitë e tyre dhe të thonë po e bëjmë këtë gjë se do na i ndërtojë shteti, Elvisi apo Arbri.

Sipas Ramës këto janë aventura të rrezikshme dhe do kontrollet janë rigoroze dhe nuk do të eljohet asnjë abuzim.

Ka raste që po u bien me vare shtëpive. Kjo histori ka një cak. Mos bëni aventura të tilla sepse inventari është ky që është. Shqipëria ka banesa në situatë kritike më shumë se kaq. Por ata nuk hyn në këtë program. Programi bëhet për ata që kanë humbur strehën, por nuk hynë dot në shtëpi. Duhet të jem shumë i qartë sepse është e pamundur vetëm shto, shto”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Ramës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është mbledhur sot Komiteti i Rindërtimit. Rama ka treguar shifrat e banesave të dëmtuara duke u bërë thirrje banorëve që të bashkëpunojnë me strukturat dhe të mos i dëmtojnë vet. Kryeministri shtoi se do të ketë një ligj të posaçëm për rindërtimin dhe po ashtu do propozojë ligj për sigurimin e detyrueshëm. Elvis Naçi premtoi se do mbledh 10 milionë Euro dhe do ndërtojë banesa në Thumanë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment