Politike

“Mos bëj si lider europe po jepu llogari shqiptarëve”, Paloka-Ramës: Sa testime bëjmë, ku do hanë dhe si do ndihmohen njerëzit?

Ai shton më tej se Rama duhet t'u thotë shqiptarëve se sa testime bëhen në ditë, sa tamponë ka dhe se si do të ndihmohen shqiptarët, e jo që të bëjë si lider europe, referuar ndihmës që dha për Italinë.
Featured image of article: “Mos bëj si lider europe po jepu llogari shqiptarëve”, Paloka-Ramës: Sa testime bëjmë, ku do hanë dhe si do ndihmohen njerëzit? Edi Rama dhe Edi Paloka
Përditësuar:

TIRANË– Partia Demokratike ka shtruar disa pyetje për kryeministrin Edi Rama. Në një reagim në faqen e tij, Edi Paloka shkruan se kryeministri është fokusuar në bërjen e propagandës edhe në këtë kohë që Shqipëria është në një situatë kritike. Ai shton më tej se Rama duhet t’u thotë shqiptarëve se sa testime bëhen në ditë, sa tamponë ka dhe se si do të ndihmohen shqiptarët, e jo që të bëjë si lider europe, referuar ndihmës që dha për Italinë.

Reagimi i plotë

Per turpin e tij, Rama  nuk kursen asgje dhe asnje , duke perdorur kohen me te keqe per shqiptaret ne funksion te axhendes se tij politike. Tani ka perfshire ne telenovelen e tij propagandistike dhe serine ku qan hallet e shfaqet si shpetimtar i Evropes.Ka kaq kohe qe njerzit e shqetesuar duan te dijne , po Rama nuk u thote shqiptareve asgje qe ka te beje me jeten dhe shendetin e tyre. – Sa tampone ka ne dispozicion shendetesia shqiptare per te testuar te dyshuarit me corona virus? – Si do ushqehen mijera familje shqiptare qe qeveria i ka perjashtuar nga pagesa? Ne vend qe te merret me keto, ne vend qe te bej detyren e tij si kryeminister i shqiptareve,  Rama ka gjetur momentin te shfaqet dhe nje here si “lider boteror” e per kete po perdor grupin kurajoz te mjekeve dhe infermiereve qe pranuan te japin ndihmen e tyre per Italine fqinje, ne veshtiresi serioze. Tani sipas skenareve politik te dale boje te Rames ,  shqiptaret ne ditet ne vijim do te vazhdojne te degjojne lajme , per kete “akt” historik e te padegjuar, jo te mjekeve ,po te liderit dhe “shpetimtarit”  te botes mbare ( mos harroni qe pak dite me pare akuzoi dhe Presidentin e SHBA se i “kishte hapur deren armikut” ) Nje dite Rama do te jape interviste, nje dite tjeter do te perdore mesazhet prekese te mjekeve. Ne skenar do te kete edhe lidhje direkte nga Italia me apo pa Bruno Vespen. Dikush ( nuk ka rendesi se kush) do propozoje qe Rames e jo mjekeve, ti jepet ndonje dekorate nga shteti italian  e te tjera skena qe nuk i kemi per here te pare. E gjitha kjo vetem qe nderkohe  te mos flitet per problemet dhe veshtiresite ku gjenden shumica e  qytetareve shqiptare . Turp per kete regjisor sharlatan qe nuk heq dot dore nga veset e tij.  Turp qe sot kur fshat digjet, kryeministri krihet. Edi Rama duhet ta ndale menjehere kete shfaqje te turpshme. Te kthehet me kembe ne toke para se te jete vone per shendetin dhe ekonomine e familjeve shqiptare.

– T’u jape pergjigje njerezve ;sa testime bejme dhe per sa kohe kemi rezerva?

– Kush do ta marre ndihmen financiare dhe kur?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

– Kur do ti mbylle fasonet dhe call center? Masat e marra ne kohe sot shpetojne jete dhe lehtesojne krizen!

Dy ditë më parë, u nisën nga Rinasi drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, pasi është nga vendet më të prekura nga COVID-19. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga qeveria e shtetit fqinj. Conte falënderoi kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment