Aktualitet

I kërkuar për vjedhje nga Gjermania, Interpoli vë në pranga 47-vjeçarin në Morinë

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit mësohet se 47-vjeçari me inicialet H. H. (K)., ishte vendosur nën masë sigurie "arrest me burg" nga drejtësia gjermane për vjedhje dhe kërkohej ndërkombëtarisht. 
Featured image of article: I kërkuar për vjedhje nga Gjermania, Interpoli vë në pranga 47-vjeçarin në Morinë Foto ilustruese
Përditësuar:

KUKËS– Një 47-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e Policisëkufitare në Morinë, Kukës, pasi kërkohej ndërkombëtarisht.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit mësohet se 47-vjeçari me inicialet H. H. (K)., ishte vendosur nën masë sigurie “arrest me burg” nga drejtësia gjermane për vjedhje dhe kërkohej ndërkombëtarisht. 

47-vjeçari, banues në Smolicë, Kosovë Gjykata Lokale Geilenkirchen/Gjermani i ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Njoftimi i policisë Qafë Morinë/Kukës

Arrestohet me qëllim esktradimi drejt Gjermanisë, një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”. Kapja, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimet e Policisë Kufitare, me rihapjen e kufijve, kanë marrë masa duke shtuar kontrollet për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar H. H. (K)., 47 vjeç, banues në Smolicë, Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale Geilenkirchen/Gjermani i ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment