Aktualitet

Mori vesh se kishte rëndë të afërmit nga tërmeti, e reja shqiptare në Ankona e përjeton keq, tenton të hidhet nga ballkoni: Më lini, dua të vdes

25 vjeçarja nga Ankona mësoi se disa nga të afërmit e saj ishin plagosur rëndë dhe tentoi që të hidhej nga ballkoni i shtëpisë rreth 10 metra i lartë. Për fatin e saj të mirë ishin oficerët e skuadrës "Flying" ata që ndërhynë me urgjencë dhe i shpëtuan jetën të resë. 
Featured image of article: Mori vesh se kishte rëndë të afërmit nga tërmeti, e reja shqiptare në Ankona e përjeton keq, tenton të hidhet nga ballkoni: Më lini, dua të vdes Foto ilustruese

ITALI– Një e re shqiptare ka tentuar që të vrasë veten pasi mori vesh se të afërmit e saj ishin plagosur nga tërmeti i tre ditëve më parë që shënoi 7 ballë, e shkaktoi 50 viktima. 

25 vjeçarja nga Ankona mësoi se disa nga të afërmit e saj ishin plagosur rëndë dhe tentoi që të hidhej nga ballkoni i shtëpisë rreth 10 metra i lartë. Për fatin e saj të mirë ishin oficerët e skuadrës “Flying” ata që ndërhynë me urgjencë dhe i shpëtuan jetën të resë. 

Sipas mediave italiane, në momentin kur ishte shpëtuar, 25-vjeçarja kishte vënë dy këmbët në pravazin e ballkonit dhe i kërkoi efektivëve që ta linin aty.

“Mjaft … më lini të qëndroj, unë do hidhem, dua të vdes,“-u thoshte efektivëve e reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për fat të mirë oficerët arritën ta shpëtojnë atë duke e mbërthyer prej beli dhe më pas e dërguar për të marrë trajtimin e duhur shëndetësor në spital.

50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment