Aktualitet

Mori pjesë në protestën për Teatrin, jep dorëheqjen drejtoresha e shtëpisë muze ‘Kadare’, vajza e zv.ministrit Shkreli: Njerëzit për liri, kanë dhënë jetën…

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës, Artan Shkreli dhe partnerja e kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi është larguar nga detyra.
Featured image of article: Mori pjesë në protestën për Teatrin, jep dorëheqjen drejtoresha e shtëpisë muze ‘Kadare’, vajza e zv.ministrit Shkreli: Njerëzit për liri, kanë dhënë jetën…

TIRANË– Drejtoresha e Shtëpisë muze “Ismail Kadare”, Ana Shkreli ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës, Artan Shkreli dhe partnerja e kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi është larguar nga detyra.

“Në orën time të zezë mendova se njerëzit për liri kanë dhënë jetën. New beginnings,”-shkruan ajo me anë të një postimi në Facebook. Megjithatë nuk ka dhënë detaje lidhur me dorëheqjen.

Postimi

E kontaktuar nga Dosja.al, Shkreli nuk e mohoi lajmin e dorëheqjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk kam asnjë prononcim për të thënë,”-u shpreh ajo.

Ana Shkreli

Së fundmi, Ana Shkreli  është parë që të marrë pjesë në protestën kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Nuk dihet nëse pjesëmarrja e saj në protestë ka ndikuar në largimin e saj nga detyra apo nëse bëhet fjalë për motive të tjera personale.

(k.m./dosja.al)

Një Koment në “Mori pjesë në protestën për Teatrin, jep dorëheqjen drejtoresha e shtëpisë muze ‘Kadare’, vajza e zv.ministrit Shkreli: Njerëzit për liri, kanë dhënë jetën…

  1. Po me plas shpirti!
    Shoh nje popull te gozhduar pas bukes se perditshme, te karantinuar nga frika,te neperkembur nga e drejta, te shfrytezuar ne palc per nje cope buke.
    Shoh nje popull te mpire nga kujtesa ,te demoralizuar nga demokracia e shitur !
    Shoh nje Shqiperi te bere cope ne pasurite e saj te grabitura .
    Shoh nje toke te perdhunuar ne virgjerine e saj natyrore.
    Shoh burime te dhunuara.Njerez qe perndicen kur thone te vertetat.Shoh fjalen e lire qe burgoset me gjoba e mbyllje,shoh njerez ne Insitucionet e te burgosurve e internuarve qe sapo thone te vertetat largohen.Gjithkund vetem njerez te c,moralizuar , te rame pertoke nga nytesia por te patinuar nga pamja ,pa rudha me nderhyrje trupi , fytyre sikur trupi i tyre te mos ishte ne dinjitetin e Zotit!
    Kudo ku merret nje rroge, perfitim kane vetem njerez te pamoral,indiferente,qylgji,te pa ze ,vetem per te bere show jane te paret. Kemi makina luksi ne njerez panjerezi, dyqane luksi per te nenshtruarat e te pispillosurat dhe lista pa fund per buken e perditshme.
    Shoh Kosoven martire te marre mendsh nga te njejtet qe skane as fe as atdhe.,por lekun kane padron .
    Me dhemb shpirti per Herojt e Teatrit Kombetar per sakrificen e tyre te jashtzakonshme , te gjate per te mbrojtur at pak dinjitet qe ikishte mbetur ne kete vend .
    Zhduku nje memorie ky i pashpirt !
    Shoh nje polici e administrate sherbetore te nje njeriu qe s,i ka mbet gja tjeter prej njeriu,vec dhunues i popullit te tij , qe s,ka kurgja te perbashket me popullin e tij.
    Ai ka tradhetuar cdo interes kombetar.
    Shoh te gjith perfaqesuesit e shteteve e te Europes qe heshtin e bejne sehir e kur populli don te ngrihet per te rrezuar kete sistem mafioz kriminal na thot jeni jashte rregullave demokratike.E per gjemen qe ben Edi Rama me banden e tij e ata qe rrine prapa tij ne fshehtesi, heshtin!

    Ku je ambasadore e Amerikes ku je me fjalet qe iu drejtove popullit shqiptar ku je Amerike,ku je Europe ? A nuk po shihni , a nuk po degjoni se c,behet ne Shqiperi ?
    .Ky i pashpirt ben cfare te doje me shqiptaret e pasurite e Shqiperise sikur te ishin te nenes e ju heshtni e nuk nderhyni! A mos jeni armiqte e maskuar te Shqiperise e Kosoves?!
    Pse Sazani nga zone ushtarake ,pse u be zone turistike ?
    Pse ne pandemi e emergjence behen e zhbehen ligje ?
    C,far nguti emergjence pati nderhyrja naten per teatrin ?
    Ma shpjego o i madhi Kadare? A je zgjuar ti krenaria kombetare?
    Apo ke humbur ne iluminim (LLeshin ia pate sugjeru kaloresit si president?)
    Cfare manteli keni veshur o krenaria e kombit?!
    Supozohet se figura e presidentit perfaqeson Unitetin Kombetar .
    Ku jeni ju ish president ,
    nuk ndiheni se ju ka caktu komoditet rilindja -vdekje e rames?
    Po ju Meta ,pse nuk e thirrni popullin per te shperndare parlamentin ilegjitim,
    qeverine ilegjitime, zgjedhjet ilegjitime?

    Kushtetuta eshte per te mbrojtur te drejtat themelore te njeriut,cfare mbroni te gjith ju ?
    Cfare eshte kushtetuta pa te drejtat themelore te saj ?
    Pergjigju popullit tim Juri Kim , pse heshtje varri zonja qe vjen nga demokracia ?
    Per cfare ju sherben ju dhe Europes njeriu i nates , befasise se nates qe shkel te drejta dhe ka uzurpuar cdo institucion ?
    Cfare leksione demokracie mund te na jepni ju kur heshtni para ketij udheheqesi nate pa fe,pa atdhe?
    Po ju more socialiste pse heshtni? Identifikoheni edhe ju me te ? Asnje fjale askush nuk flet:Jeni heshtje varri se vetem ashtu keni qene e jeni!

    S,kam kujt t,i drejtohem mbi kete dhe !

    Dhimbjen time te pamate po ta drejtoj ty o Hyj!

    Po me plas shpirti!

    Kerkoj DREJTESINE TENDE!

Shto Koment