Aktualitet

Mori leje nga burgu për ta vrarë, si e ekzekutoi shkodrani me tre plumba në varreza për 30 mijë euro ish-mikun Angjelin Shkambin

Arrestohet Angjelin Shkambi. Por si e vrau ai shokun e tij dy vite më parë mikun e tij Artan Koçekun?
Featured image of article: Mori leje nga burgu për ta vrarë, si e ekzekutoi shkodrani me tre plumba në varreza për 30 mijë euro ish-mikun Angjelin Shkambin Artan Koçeku dhe Angjelin Shkambi 

SHKODËR– Ditën e sotme në Shkodër u arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e Angjelin Shkambit më 17 dhjetor të 2017. (Lexo këtu)

Angjelin Shkambi është qëlluar me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, pranë një dyqani lulesh teksa po dilte nga varrezat e fshatit.

Edhe pse vrasja është bërë pranë një zone të banuar askush nuk raportoi se kishte dëgjuar të shtëna, duke hedhur dyshimet se autori mund të kishte përdorur silenciator.

Por si ndodhi ekzekutimi i Shkambit nga shoku i ngushtë për 30 mijë euro?

Dyshohet se Angjelin Shkambi është ekzekutuar nga miku i tij Artan Koçeku, i cili sipas prokurorisë së Shkodrës i kishte dhënë disa vite më parë, 30 mijë euro borxh. Për shkak të miqësisë së tyre të ngushtë, ata kishin dhënë borxh jo pak herë para tek njëri-tjetri.

Disa ditë para vrasjes Koçeku kishte përfituar 7 ditë lejë nga burgu i Peqinit, dhe vetëm një ditë para se të kthehej në ambientet e burgut, dyshohet se vrau Shkambin.

Pas kryerjes së krimit brenda në makinën e Shkambit, autori i krimit është larguar duke mos u kthyer në burg për të vuajtur dënimin për vjedhjen me armë të ndodhur në vitin 2013.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment