Politike

Morën vetëm dy mandate në Tiranë, kush janë tre kandidatët e LSI më të votuar në Tiranë

FOTO
Gjithsej në listë janë 36 kandidatë, por që siguruan vetëm dy vende në parlament, që sipas radhitjes në listë është kryetarja e partisë dhe Erisa Xhixho
Featured image of article: Morën vetëm dy mandate në Tiranë, kush janë tre kandidatët e LSI më të votuar në Tiranë Parlamenti

TIRANË– katër kandidatët në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim më të votuarit nga qytetarët e tiranës janë Përparim Spahiu, Monika Kryemadhi dhe Vojo Bregu.

Gjithsej në listë janë 36 kandidatë, por që siguruan vetëm dy vende në parlament, që sipas radhitjes në listë është kryetarja e partisë dhe Erisa Xhixho. Më i votuari në listën e Tiranës nga LSI-ja është Përparim Spahiu me plot 2517 vota, mëgjithëse nuk e thyen dot herësin për tu bërë deputet. Për të llogaritur herësin, pjestohet numri i votave që partia ka marrë në total në qark me numrin e mandateve. Shuma që del është herësi, ose numri i votave që partisë iu desh të merrte një mandat në këtë qark. Në rastin e Tiranës, LSI-së dhe Përparim Spahiut i duheshin 13,972  vota, saç është vlera e herësit për këtë qark.

Renditja sipas votave të marra:

1.Përparim Spahiu 2715 vota

2.Monika Kryemadhi 1803 vota

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

3.Vojo Bregu 1273 vota

4.Florida Kërpaçi 1246 vota

Lista e LSI, Tiranë

NË KOHË REALE! Numërimi i votave për kandidatët drejt fundit! Përfundon numërimi në 5 qarqe, 3 kandidatë thyejnë herësin! Bardh Spahia dhe Ilir Beqaj ngelin jashtë Kuvendit! (ZHVILLIMET)

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment