Aktualitet

Morën peng dhe vranë Jan Prengën/ Apeli rrëzon kërkesën e Hajrajve për liri, i lë sërish në qeli

Apeli rrëzon kërkesën e Hajrajve për liri. Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg pa afat".
Featured image of article: Morën peng dhe vranë Jan Prengën/ Apeli rrëzon kërkesën e Hajrajve për liri, i lë sërish në qeli Jan Prenga dhe pamje nga gjykata

Tiranë-Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e grupit Hajri (të akuzuar për vrasjen e Jan Pregës) për lirim nga qelia duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, “arrest me burg pa afat” . 5 të arrestuarit, Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili akuzohen se morën peng dhe vranë Jan Prengën. Për ngjarjen e rëndë vijon të jetë në kërkim, Altin Hajri.  Ndërsa nga grupi i Dukagjinit është vetë-dorëzuar Ardian Doçi ndërsa në kërkim janë: Gentian Doçi, Arjan Doçi, Gentian Bleta, Aldo Majnishta dhe Korado Doda.

Pengmarrja në Kamëz

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz. dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paund, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur

J.V/Dosja.al

Shto Koment