Sport

Morata? Ish e dashura, rrëfen: “Unë mendoj se ai nuk e pranoi ndarjen”

Miss Spanja, Karla Barber, e fejuar me sulmuesin e Juventusit më 2013, iu përgjigj një pyetje djallëzore të një tifozi në Instagram
Featured image of article: Morata? Ish e dashura, rrëfen: “Unë mendoj se ai nuk e pranoi ndarjen”

SPANJE – Karla Barber është shumë e famshme në Spanjë, ku shpesh shfaqet në television, si doktoreshë në kirurgjinë kozmetike dhe si fituese e Miss Spanja më 2015. Por emri i saj nuk është shumë i njohur në Itali.

Spanjollja e bukur ka qenë e lidhur me Alvaro Moratën, para se ai të zbarkonte në Torino dhe të takonte gruan e tij aktuale, Aliçe Kampelo. Ndarja mes tyre nuk ishte e qetë, gjykuar edhe nga intervistat e lëshuara në vitet në vijim.

“Alvaro është pjesë e së kaluarës sime, – ka thënë ajo për kanalin “ABC”. – Unë jam ajo që jam, jo ​​për njerëzit me të cilët kam qenë”.

“A keni një marrëdhënie të mirë me Moratën”,- e pyeti dikush para pak ditësh në Instagram, Dr. Barberin, e cila ka 834,000 ndjekës. “Për fat të keq ne nuk kemi asnjë marrëdhënie, – u përgjigj ajo. – Jo për fajin tim, por për shkak të tij… Unë mendoj, se ai kurrë nuk pranoi që unë e lashë atë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas shtypit spanjoll, të dy janë përpjekur të mbeteshin miq pas ndarjes, por gjërat nuk kanë shkuar mirë. Por tani, të dy jetojnë një marrëdhënie të re dhe të lumtur: Morato është i martuar me influencuesen Aliçe Kampelo, ndërsa Karla është e lidhur me aktorin Diego Matamoros.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment