
TIRANË– KQZ i përgjigjet PD-së për sistemin e video-monitorimeve. Institucioni bën me dije se sistemi i monitorimit të qendrave të votimit është në vëmendjen e tyre.
KQZ shkruan se akti normativ është duke u hartuar e se po vlerësohen kostot e mundshme për implementimin e këtij procesi.
“Për momentin në kuadër të realizimit të projektit të vëzhgimit me kamera të qendrave të votimit dhe të vendnumërimit të votave, jemi duke bërë vlerësimin mbi kostot e mundshme financiare të këtij projekti si dhe një vlerësim të aspekteve teknike të tij”, thuhet në Letrën e KQZ-së.




Partia Demokratike i dërgoi një letër paraditen e sotme, Kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit në lidhje me marrjen e masave për instalimin dhe përdorimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
(A.B)/Dosja.al