Aktualitet

Vendimi për sipërfaqet për rindërtimin krijon konfuzion për pronësinë e truallit në zonat e prekura, shteti mund t’i shpronësojë

Vendimi i qeverisë thotë se, ”në kontratën përkatëse të kalimit të pronësisë për shtëpinë individuale të re sipas kësaj pike, parashikohet dhe heqja dorë e përfituesit nga e drejta e pronësisë në favor të shtetit prej sipërfaqes së truallit të shtëpisë individuale të shembur, e barabartë me truallin e shtëpisë së re individuale”.
Featured image of article: Vendimi për sipërfaqet për rindërtimin krijon konfuzion për pronësinë e truallit në zonat e prekura, shteti mund t’i shpronësojë Ndërtesë e shembur nga tërmeti.

Shqipëri- Një vendim qeverie i ditëve të fundit që rregullon çështjet e pronësisë së trojeve për ndërtesat e reja ka krijuar konfuzion te banorët e zonave të prekura që kanë banesa private në qytet ose në fshat.

Vendimi i qeverisë thotë se ”në kontratën përkatëse të kalimit të pronësisë për shtëpinë individuale të re sipas kësaj pike, parashikohet dhe heqja dorë e përfituesit nga e drejta e pronësisë në favor të shtetit prej sipërfaqes së truallit të shtëpisë individuale të shembur, e barabartë me truallin e shtëpisë së re individuale”.

Ky paragraf i vendimit i artikuluar më parë nga Kryeministri i vendit ka krijuar konfuzion tek banorët e zonave të prekura. G. P. një qytetar që po jeton ne çadër që nga 26 nëntori 2019 në zonën e Kurbinit tha se, vendimi i qeverisë e ka lënë të pasqaruar çështjen e pronësisë, pasi në këtë formë bëhet shkak për një konflikt të ri social.

 

I prekuri që deri para tërmetit jetonte në shtëpi private, thotë se ka 300 metra truall, të cilat 92 metra janë ndërtim. Ai nuk është i qartë se  do të kompensohet tërësisht sipërfaqja e truallit apo vetëm e banesës.

Në disa banesa të dëmtuara ka më shumë se një pronar ligjor, ndaj vendimi nuk sqaron se si do të operohet në këto raste. Banorët e prekur pohojnë se kryesisht në fshat një banesë shërben si strehë e dy familjeve të ndara. Në këtë rast vendimi i qeverisë thonë banorët nuk sqaron si, do përfitojnë këto raste dhe si do aplikojnë si për qira dhe për përfitim banese të re.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Banorët që kanë shtëpi private kanë kërkuar që rindërtimi të bëhet në truallin e shtëpisë së dëmtuar. Nëse trualli ku aktualisht janë të vendosura shtëpitë e dëmtuara do të shtetëzohet përdorimi i kësaj sipërfaqeje nga një pronar tjetër behet i vështirë pasi këto troje janë në mesin e tokave te të dëmtuarave.

Procesi i rindërtimit për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit po has në vështirësi dhe vonesa. Përveç pamjaftueshmërisë së fondeve procesi i rindërtimit po vonohet pengohet edhe nga procedurat teknike. Vlerësimi teknik i thelluar ende nuk ka nisur. Pa këtë ekspertizë procesi i rindërtimit të banesave të reja nuk mund të fillojë.

Vendimi i qeverisë i datës 15 janar për cakton se banorët e dëmtuar nëse apartamente përcakton se një familje deri në 2 anëtarë përfiton një strukturë apartamenti 1+1 me sipërfaqe 45-60 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 75 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë 3+1 me sipërfaqe 90-100 m2.

Ndërsa për shtëpitë individuale  një familje deri në 2 anëtarë përfiton një sipërfaqe60-70 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 70 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë jo më pak se 90 m2.

Marrë nga Monitor

J.V;E.K/Dosja.al

Shto Koment