Politike

Kryemadhi tregon prapaskenat e konsensusit: Rama në janar do shpallte zgjedhje të parakohshme, do mbaheshin në prill

Kryemadhi shtoi më tej se ky është kush i Bundestagut që pas miratimit të zgjedhores, duhet të shpallen zgjedhjet e parakohshme.
Featured image of article: Kryemadhi tregon prapaskenat e konsensusit: Rama në janar do shpallte zgjedhje të parakohshme, do mbaheshin në prill Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka zbuluar disa nga prapaskenat e tryezës për tryezën konsensuale me maxhorancën.

E ftuar sot në emisionin “5 pyetjet” në Report TV, Reforma Zgjedhore duhej të ishte miratuar në dhjetor nga parlamenti vetëm sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, dhe se në janar kryeministri Edi Rama duhej të shpallte zgjedhjet e parakohshme, të cilat sipas saj duhej të mbaheshin në fund të prillit. Kryemadhi shtoi më tej se ky është kusht i Bundestagut që pas miratimit të zgjedhores, duhet të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai duhet të shpallte zgjedhjet në janar, t’i bënte në fund të prillit, para samitit të Zagrebit, prandaj duhet të bëhej kaq shpejt reforma zgjedhore, për t’u testuar në zgjedhje. Që Rama të tregonte që Shqipëria e do BE-në. Edhe ne si opozitë themi që integrimi për të qenë pjesë e BE është e vetmja mundësi për të ecur përpara“, u shpreh Kryemadhi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment