Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
MALËSI E MADHE- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar në Malësinë e Madhe, ku edhe ka takuar lahutistin virtuoz Jonuz Delajku. Me lahutë në dorë, Kryemadhi ka kujtuar se Shqipëria ka hyrë në përjetorin e shtatë që instrumenti muzikor iu njoh Serbisë nga ana e UNESCO-s dhe qeveria ende nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.
Më tej, ajo shkruan se qeveria do të mbahet mend për shkatërrimin e blerave ndërsa opozita e re do të mundohet që të rikuperojë sa më shumë të jetë e mundur.
“Gjatë takimeve të zhvilluara me strukturat e LSI si kryetare partie, në Malësinë e Madhe, pata kënaqësinë që të takoj si qytetare, rapsodin e jashtëzakonshëm të Malësisë, lahutistin virtuoz Jonuz Delaj. Janë mijëra vargje të Eposit shqiptar që janë kënduar me këtë instrument të pakrahasueshëm dhe përcjellë brez pas brezi si një trashëgimi e rrallë dhe nga më të çmuarat për çdo brez shqiptarësh,”-shkruan Kryemadhi.
MESAZHI I PLOTË I KRYEMADHIT:
Gjatë takimeve të zhvilluara me strukturat e LSI si kryetare partie, në Malësinë e Madhe, pata kënaqësinë që të takoj si qytetare, rapsodin e jashtëzakonshëm të Malësisë, lahutistin virtuoz Jonuz Delaj. Janë mijëra vargje të Eposit shqiptar që janë kënduar me këtë instrument të pakrahasueshëm dhe përcjellë brez pas brezi si një trashëgimi e rrallë dhe nga më të çmuarat për çdo brez shqiptarësh. Gjatë bisedës me Jonuzin më erdhën ndërmend disa vargje të poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta, tek “Lahuta e Malcis”:
Përsè flamuri kuq e zí,
Sod mâ s’ pari, bukurí
Porsì fleta e Engllit t’ Zotit,
Po valvitë mbí tokë t’ Kastrjotit,
Si valviti dikúr motit;
E dér m’qiellë ushto brohrija,
Kah gërthet fusha e malcija:
Për jetë t’ jetës rroftë Shqypníja!
Një vepër e rrallë dhe monumentale, ku ndërthuret letërsia, tradita dhe historia jonë.
Ndërsa në anën tjetër mu përvijua dështimi i Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Jashtme për çështjen e trashëgimisë jo materiale të lahutës në UNESCO. Megjithëse ka kaluar mbi një vit e gjysmë ende asnjë veprim, vetëm fjalë dhe propagandë. Ka shtatë vite në qeverisje dhe nuk ka bërë asnjë veprim për regjistrimin e Eposit të Kreshnikëve në trashëgiminë jo materiale në UNESCO, megjithëse studimi është i plotë dhe ka fituar dhe çmim nga Europa Nostra. Ministria e Kulturës dhe qeveria e Rilindjes do të kujtohen si shkatërruesit dhe rrënuesit e Kulturës dhe vlerave materiale e historike të saj. Do të kujtohen për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar si dhe dhjetëra ndërtesave të trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë dhe të dytë në Tiranë. Do të mbahen mend si rrënuesit e vlerave për t’i hapur rrugë betonizimit dhe pastrimit të parave nëpërmjet ndërtimit. Ndaj LSI dhe Opozita e Bashkuar duhet të investojë seriozisht në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të shqiptarëve. Duhet të rikuperojmë sa më shumë nga ky shkatërrim talebanesk i Rilindjes. Opozita e Bashkuar nuk është thjesht vetëm një emërtim politik, por është edhe një koalicion shumë më i gjerë. Ai është një bashkim me qytetarët si Jonuzi dhe me të gjithë përfaqësuesit dhe përçuesit e vlerave kombëtare dhe ruajtësit e tyre.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë denoncuar sot se kryeministri Edi Rama ka ndryshuar ligjin për zhvillimin rajonal dhe k...
TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se nuk e ka nën kontroll situatën me testimin serologjik, (analiza që provon nëse e ke kaluar COVID-19). Ish-dep...
TIRANË- Enriketa Papa, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve foli në studion e “ABC News” për kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve.Gjatë inte...
LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka ngitur pretendime se në qytetin e tij është bërë një ndalim selektiv i ceremonive martesore. Teksa i bashkoh...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në kryeqytetin e Libanit në Bejrut. Me anë të reagi...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, shprehet se terapitë intensive në spitale janë në kolaps. Në një reagim në mediat sociale, ...
TIRRANË -Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka zbardhur detaje nga programi i qeverisë për ripunësimin. Denaj është shprehur se Agjencia Kombëtare e Punës...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar sot në lidhje me sekuestrimin e pronave të Ylli Ndroqit, ku përfshihen dhe dy televzione, RTV Ora dhe O...
TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e lirisë së medias në Shqipëri. Sipas Metës, denocnimet ndaj censurës dhe presioneve janë tep...
TIRANË– Deputeti Elio Hysko është shëruar nga koronavirusi. Lajmin për shërimin e tij e ka dhënë i vëllai, moderatori dhe këngëtari i njohur, Turjan ...