Politike

Monika Kryemadhi prezanton kandidatët për deputetë në Malësinë e Madhe: Duhet t’i japim fund tranzicionit në Shqipëri

VIDEO
Kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit në listat e LSI-së do të jenë Somela Radohina dhe Melisa Brojaj. Në fjalën e saj, Kryemadhi ka thënë se duhet t'i japim fund tranzicionit dhe të rikthejmë rininë në Shqipëri. 
Featured image of article: Monika Kryemadhi prezanton kandidatët për deputetë në Malësinë e Madhe: Duhet t’i japim fund tranzicionit në Shqipëri Monika Kryemadhi

MALËSI E MADHE- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste, Monika Kryemadhi, ditëne  sotme ka prezantuar kandidatët për deputetë në Malësinë e Madhe.

Kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit në listat e LSI-së do të jenë Somela Radohina dhe Melisa Brojaj. Në fjalën e saj, Kryemadhi ka thënë se duhet t’i japim fund tranzicionit dhe të rikthejmë rininë në Shqipëri.


FJALA E PLOTË: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirë se ju gjeta të gjithë miqve, shokëve dhe malësoreve që janë sot këtu në takim. Somela, Melisa mirë se ju gjeta dhe mirë se erdhët në LSI. Unë në fakt gjithmonë miqtë më të mirë i kam malësorë. Nganjëherë ideja e malësorit në shumicën e rasteve është sikur janë të egër, por të jesh malësor do të thotë që je besnik, i qëndrueshëm, por ke edhe botë të madhe shpirtërore. Sepse të ndryshosh dhe të ruash vlerat e familjes, të traditës, të historisë, të trashëgimisë, janë gjëra të vështira që në kohën e sotme mund t’i gjesh. Fjalët janë ndonjëherë shumë pak përpara asaj çka përfaqësojnë të tre zonjat në këtë takim. Unë do të isha shumë e varfër përpara fjalëve që do të thotë vajzat dhe përpara asaj çfarë do thonë të gjithë banorët e Malësisë së Madhe. LSI-ja në Malësinë e Madhe ka qenë gjithmonë një element emocioni, ka qenë element fryme, ka qenë element nxitjeje, inspirimi, angazhimi të të gjithë qarkut të Shkodrës dhe që këtej vinte deri në Tiranë, e nga Tirana shkonte në të gjithë Shqipërinë. Sot në kuadrin e shpopullimit që po ndodh në të gjithë Shqipërinë, edhe Malësia e Madhe e ndjen. Por në fakt gjëja kryesore që ne shpresojmë, ashtu sikurse Melisa është studente në Angli dhe ka ardhur e kandidon për listën e LSI-së, ne nuk duam t’i kthejmë të rinjtë tanë thjesht sepse duam t’i kemi këtu, por duam t’i kthejmë të rinjtë tanë të kontribuojnë, të ndërtojnë, të jetojnë, të punojnë dhe ta zhvillojnë Shqipërinë. Ne duhet t’i japim fund tranzicionit në Shqipëri. Ne duhet t’i japim fund urrejtjes politike, sepse ajo nuk na çon përpara, por përkundrazi na kthen mbrapa në ato vitet më të errëta të Shqipërisë. Ne duhet të shpërndajmë dashurinë, duhet të shpërndajmë solidaritetin, duhet të shpërndajmë bashkëjetesën me njëri tjetrin, ashtu siç kemi ditur dhe dimë gjithmonë ne shqiptarët për të mbajtur njëri tjetrin dhe për t’i qëndruar pranë. Unë jam e bindur që në 25 prill, LSI do të jetë surprizë jo vetëm në qarkun e Shkodrës por në të gjithë Shqipërinë sepse shikoj frymën, shikoj angazhimin, shikoj entuziazmin, shikoj atë dëshirë të qytetarëve për të na takuar dhe për të na ndjekur. Ne pas takimit në Shkodër ecëm në pedonale dhe shikonim që njerëzit na përshëndesnin me dashuri. Edhe ata që mund të ishin pas dritareve të zyrave të shtetit na përshëndesnin me një fshehtësi por me nje dashuri të madhe për ne. Dhe për mua kjo është fitorja më e madhe. Kur njerëzit duan ndryshimin, kur njerëzit të përshëndesin, të shohin në sy dhe kuptojnë dhe besojnë se ti do ta sjellësh atë ndryshim. Dhe unë jam e bindur që ndryshimin do ta sjellin vajzat, do ta sjellë Mondi, Melisa, Somela, Linda, zyshë Lindita, avokate Jalldizi, Gon Cela e të gjithë me radhë. Pra të gjithë bashkarisht ne do të kemi forcën e ndryshimit jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë. Zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja, shqiptarët kudo qe janë. Zoti na dhëntë forcë për ta cuar Shqipërinë përpara dhe për ta bërë atë vend që e kanë aspiruar stërgjyshërit tanë, prindërit tanë edhe ne. Dhe jam e bindur që me këtë rini të mrekullueshme me këta djem dhe vajza cdo gjë do te bëhet e mundur.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment