Politike

Pak orë para zgjedhjeve, Kryemadhi bën DENONCIMIN e fortë: PS po blen vota me 50-300 euro në Durrës, makinat me xhama të errëta po u shkojnë në shtëpi (Dokumentet)

Në një deklaratë që ka mbajtur për mediat, Kryemadhi është shprehur se patronazhistët e Durrësit kanë marrë të dhënat personale të qytetarëve dhe me makina të dyshimta po shpërndajnë lekët për blerjen e votave. 
Featured image of article: Pak orë para zgjedhjeve, Kryemadhi bën DENONCIMIN e fortë: PS po blen vota me 50-300 euro në Durrës, makinat me xhama të errëta po u shkojnë në shtëpi (Dokumentet) Monika Kryemadhi

TIRANË- Pak orë larg fillimit të procesit të votimit në Shqipëri, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka denoncuar Partinë Socialiste për blerje votash më Durrës. Në një deklaratë që ka mbajtur për mediat, nga selia e LSI, Kryemadhi është shprehur se patronazhistët e Durrësit kanë marrë të dhënat personale të qytetarëve dhe me makina të dyshimta po shpërndajnë lekët për blerjen e votave.

Kryetarja e LSI në fjalën e saj gjithashtu ka publikuar të dhënat e njerëzve që po shesin votën te PS për shuma parash nga 50 euro deri në 300 euro. Në dokumentet e publikuara nga Kryemadhi shihen qartë emrat e qytetarëve, numrat e ID-ve të tyre dhe shumat qe do të përfitojnë ata nga shitja e votave. Kryemadhi u shpreh se per këtë gjë ata do të bëjnë një denoncim në Policinë e Shtetit.

Fjala e Monika Kryemadhit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E ndjej të arsyeshme të bëj një denoncim, sapo na mbërriti në selinë e LSI-së për transaksionet dhe operacionet e pagesave për blerjen e votave nga PS në Durrës. Ky është material ku patronazhistët e PS-së kanë marrë përsipër blerjen e votave, kanë marrë numrat e ID, qendrat e votimit, vendit e punës dhe në krah kanë numrin e telefonit të patronazhistit dhe vlerën e parave që kanë marrë. Në Durrës makinat me xhama të errëta dhe pa targa u janë drejtuar shtëpive të votimit të personave që presin për të marrë paratë. Do i çojmë në polici, por jo te policia e Durrësit sepse shefat e policisë aty janë bashkëpunëtorë në krim se janë patronazhistët e patronazhistëve të Ramës. Këto materiale po ja bëjmë të ditur qytetarëve dhe Policë së Shtetit. Nesër të mos na thonë që nuk i denoncuam. Dhe po jua bëjmë të ditur edhe patronazhistëve që shpërndajnë para, edhe atyre që shesin votën dhe të gjithë Policisë së Shtetit, Operacionales dhe këdo tjetër që nuk ka lënë njeri një Republikën e Shqipërisë që është kundër Edi Ramës, pa iu kontrolluar xhepat, pa iu kontrolluar edhe banjot dhe koshat e letrave higjienike.

(I.A/dosja.al)

2 Komente në “Pak orë para zgjedhjeve, Kryemadhi bën DENONCIMIN e fortë: PS po blen vota me 50-300 euro në Durrës, makinat me xhama të errëta po u shkojnë në shtëpi (Dokumentet)

  1. Mona po sikur tu kapen dy vete tani ne darke qe po shperndanin parate e tua dhe te likes??? Moret ne qafe dhe Bashen me alencen tuaj amorfe. Ka njeri ne shqiperi qe nuk e di se LSI eshte ajo qe e ngriti ne sistem blerjen e votes? Besoj se jo.

  2. O I ashtquajtur bledi…turma amorfe psiqike dhe bushtra jane ata qe jan bere pal me brekushen e surrelit….hesapet do i lajme se shum na e kan karë çarin rilindasit .do i shembim si shemben teatrin banditet e ramsesit

Shto Koment