
TIRANË- Kryetarja e Partisë, Lëvizja Socialiste për Integim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se ka kaluar ” gripin e derrit”.
Deklaratën e ka dhënë në një intervistë për ‘Real Story; ku ndër të tjera ka folur edhe për situatën e Covid-19 në Shqipëri. Ajo është shprehur se maska është mjeti i fundit i mbrojtjes së qytetarit nga COVID.
“Maska është mjeti i fundit i mbrojtjes së qytetarit nga COVID. I pari është informacioni që u vjen , shërbimi nga mjekët, tamponi dhe në fund është maska. Nuk është maska ajo që largon COVID-in ashtu siç nuk janë tanket dhe kallahnikovët që nxori kryeministri me kanotiere nga Surreli. Mbajtja e maskës është e fundit, ajo që është e rëndësishme është keqmenaxhimi që i është bërë situatës, se flasim gjithnmonë për këtë dhe na thonë njerëzit jeni bërë si emisioni “Trupi dhe shëndeti”. Unë e kam kaluar edhe “gripin e derrit”, por nuk u bëra me ankth”, tha Kryemadhi.
(A.k.dosja.al)