Politike

LSI vazhdon me ankimimet pë rezultatin e zgjedhjeve, Kryemadhi: E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë

Me anë të atyre dokumentave, ajo paraqet ankimimet për procesin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe thekson se do ti shkojë deri në fund kësaj situate për ta zbardhur të vërtetën.
Featured image of article: LSI vazhdon me ankimimet pë rezultatin e zgjedhjeve, Kryemadhi: E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë Monika Kryemadhi

TIRANË-Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI ka bërë një postim në ‘Facebook’ ku ka postuar disa dokumenta.

Me anë të atyre dokumentave, ajo paraqet ankimimet për procesin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe thekson se do ti shkojë deri në fund kësaj situate për ta zbardhur të vërtetën.

Sipas saj e vërteta e 25 Prillit është brenda kutive dhe grupi ligjor i LSI-së do ti shkojë deri në fund procedurës.

Postimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë.”

Kryetarja e LSI insiston që këtij proçesi do t’i shkojë deri në fund dhe që e vërteta ndodhet brenda kutive të votimit.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment