Politike

“FALEMINDERIT që na u gjendët”, Kryemadhi reagon për donacionet 1.15 mld euro: Të administrohen me transparencë dhe përgjegjësi të plotë!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shkruan në “Facebook” se miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira dhe se e gjithë ndihma duhet të shkojë pranë famijleve të pastreha.
Featured image of article: “FALEMINDERIT që na u gjendët”, Kryemadhi reagon për donacionet 1.15 mld euro: Të administrohen me transparencë dhe përgjegjësi të plotë! Monika Kryemadhi

TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shprehur mirënjohje për të gjithë vendet e botës që dhuruan 1.15 miliardë euro për rindërtimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. 

Kryemadhi shkruan në “Facebook” se miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira dhe se e gjithë ndihma duhet të shkojë pranë famijleve të pastreha.

“Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha. Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë. Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë,“-shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira. Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin. Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha. Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë. Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.  Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm! Zoti ju bekoftë të gjithëve, ju dhe qytetarët tuaj! Ju faleminderit!

Shqipëria mbledh 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. Menjëherë kanë nisur reagimet edhe në Shqipëri nga figurat më të larta politike. Reagon Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Nuk kanë munguar as reagimet nga socialistët, përfshirë ministrin fuqiplotë Bledi Çuçi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment