Sport

Monaco troket në derën e Interit, gati 40 milionë euro për të blerë futbollistin

Për Monacon bëhet fjalë për një tentativë të dytë, duke qenë se një muaj më parë kishte vënë në pjatë për shërbimet e Brozovic 22 milionë euro
Featured image of article: Monaco troket në derën e Interit, gati 40 milionë euro për të blerë futbollistin Skuadra e Interit

MILANO– Marcelo Brozovic është kthyer në objektivin konkret të skuadrës së Monacos. Ish-trajneri i lojtarit Niko Kovac, i cili është në stolin e francezëve dëshiron mesfushorin e Interit.Për Monacon bëhet fjalë për një tentativë të dytë, duke qenë se një muaj më parë kishte vënë në pjatë për shërbimet e tij 22 milionë euro.Tani klubi i Ligue 1 është kthyer në sulm me një ofertë më të lartë për të provuar që të kënaqë kërkesat e Interit, që shpreson të arkëtojë rreth 40 milionë euro, para që do të investoheshin menjëherë në objektin tjetër të madh të merkatos zikaltër dhe dëshirës kryesore të Antonio Contes, N’golo Kante.

Për francezin Chelsea kërkon 50 milionë euro, edhe pse nuk duhet përjashtuar plotësisht një shkëmbim me Brozoviç plus një shumë të hollash në favor të anglezëve, ose ndoshta futjen në tratativa edhe të Christian Eriksen.

E sigurt është se në këtë sesion merkatoje nuk mund të bëhen çmenduri financiare dhe çdo operacion vlerësohet me qetësi, edhe pse koha kalon, Marotta e Ausilio shpresojnë të gjejnë shpejt një zgjidhje për Brozovic, në mënyrë që t’i bëjnë një tjetër dhuratë trajnerit dhe plotësuar pjesëzën e fundit të mozaikut për të sfiduar Juventusin në garën për titullin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment