FactcheckPolitike

“Mona mbron detin me lopata”/ Kryemadhi i kthen përgjigje Ramës: O Desperados! S’ke parë akoma motorët reaktiv…

Kryemadhi ka postuar një video nga kampi i Jalës, duke e quajtur edhe njëherë "të dëshpëruar", ndërkohë që e paralajmëron se nuk do t'i përballojë dot motorët reaktivë duke nënkuptuar të rinjtë e LSI-së.
Featured image of article: “Mona mbron detin me lopata”/ Kryemadhi i kthen përgjigje Ramës: O Desperados! S’ke parë akoma motorët reaktiv… Monika Kryemadhi dhe Edi Rama

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili e përmendi sot në Kuvend teksa po fliste për kërkesën e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje.

Kryemadhi ka postuar një video nga kampi i Jalës, duke e quajtur edhe njëherë “të dëshpëruar”, ndërkohë që e paralajmëron se nuk do t’i përballojë dot motorët reaktivë duke nënkuptuar të rinjtë e LSI-së.

“I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s’ka salvagente (e di vetë ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S’ke parë akoma motorët reaktiv. Video shoqëruese Jalë 2020. Këta do të të rrëzojnë!,“-shkruan Kryemadhi. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot në Kuvend, Rama komentoi videon e Kryemadhit pak ditë më parë në plazh, teksa udhëtonte me varkë dhe i bënte thirrje kryeministrit që të mos ia japte detin Greqisë. Numri një i qeverisë e ironizoi sot nga foltorja e Kuvendit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment