LIVE UPDATES
Insights

Momentumi i Albin Kurtit

25 Janar 2021, 20:35 Nga DOSJA
Momentumi i Albin Kurtit

U çmend dhe Liburni, mendova për një cast ndërkohë që ndiqja seancën parlamentare ku po votohej mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ai që kishte ndarë qelinë e burgjeve serbe me kryeministrin në ikje po i drejtohej deputetëve të LDK: Me mënyrën si po e rrëzoni këtë qeveri do ti detyroni votuesit të na i japin pushtetin të vetëm. Dukej vërtet një fantazi e shfrenuar ajo që sapo deklaroi një nga themeluesit e Vetëvendosjes. Kishin marrë vetëm 26 për qind të votave pak muaj më parë dhe vetëm një deputet më shumë se partia me të cilin kishin bërë koalicion. Të merrnin pushtetin të vetëm do tu duhej të dyfishojnë votat, ndërkohë që sistemi elektoral dhe fragmentimi politik e bën thuajse të pamundur këtë objektiv politik.

Pak më muaj pas kësaj seance koha duket se po I jep te drejtë “çmendurisë” së Liburm Aliut. Të gjitha sondazhet dhe ato më pak të favorshmet i japin gjysmën e mandateve shqiptare në parlament Vetëvendosjes. Po si erdhëm në këtë pikë? Kush e krijoi këtë “monstrum politik” që quhet Albin Kurti. Dy faktorë: kundërshtarët e tij dhe vetë politika konsistente e njeriut që do përcaktojë politikën e Prishtinës në jo pak vite që do vijnë.

Ti marrim me rradhë

Gjatë 30 viteve të fundit historia politike e Kosovës është lidhur me dy emra. Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thacin. Rugova, pesë vitet e para të karrierës së tij politike adhurohej gati si një mesi. Padyshim ka dy merita të jashtëzakonshme historike: ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe krijimin e shtetit paralel, ku sistemi kapilar I arsimit mbetet kryesori. Momentumi politik i Rugovës duket se kaloi kur përfunduan bisedimet e Dejtonit, aty ku nuk u shqyrtua fare Kosova. Pavarësisht se Rugova mbeti njeriu më i votuar i Kosovës dhe për dhjetë vite të tjera, deri ditën kur u largua nga kjo botë, sërish e kishte humbur forcën. Kishte ikur koha e pacifizmit dhe kishte ardhur momentumi i përfaqësuesit politik të UCK. Gjithë ndërkombëtarët tashmë e dinin se çelësin e zgjidhjeve të mëdha e kishte Hashim Thaci. Dhe kjo u dëshmua që në pranverën e vitit 1999 në Rambouillet. Këtë rol Hashim Thaci e pati deri në momentin kur shpalli pavarësinë në vitin 2008. Që nga ai moment qënia e tij në krye të Prishtinës ka qenë një kacavjerje pas pushtetit. Duke shkuar në Hagë ka lënë pas një spektër politik që e ka keqpërdorur në mënyrën më cinike dhe të pamëshirshme. LDK i prin kësaj liste. Nga njeriun e shpresës, pushteti e ktheu në ikonën e një klani që qeveriste ngjashëm me republikat ish-sovjetike të Kaukazisë. Përgjimet e “prontos” ishin një dush I ftohtë dhe për më fanatikët.

Për të arritur deri në këtë pikë kontrolli, Thaçit i ishte dashur tu hidhte ndonjë kockë pushteti e favoresh dhe partive të tjera. E vetmja hapësirë politike që nuk kontrollonte ishte Vetëvendosje. Vite e vite me rradhë u përpoq ta zhbëjë politikisht Albin Kurtin dhe të vetët. Këtë luftë e fitoi Kurti. Kjo e faktorizoi Vetëvendosjen. Këtu nis dhe momentumi politik I Albin Kurtit në krye të Kosovës.

Hashim Thaçi përdori gjithçka në këto beteja pa fund. Pasi dështoi me burgosjet vendosi ti përçajë. Të gjithë në Kosovë e mbajnë mend sesi një pjesë e rëndësishme e establishmentit të Lëvizjes kërkoi që Kurti të mos paraqiste kandidaturën për kryetar të VV. Dhe gjetën momentin më të pabesë , kohën kur Albin Kurti ishte në burg pas njërës prej protestave të shumta masive. Nuk ia arritën. Por nuk hoqën dorë. Me shpresën se do përgjysmonin votat e VV larguan për të krijuar një parti tjetër. Nga 15 deputetë që ikën asnjëri prej tyre nuk arriti të hyjë në Parlament. Votuesit e kishin kuptuar skemën dhe e ndëshkuan pavarësisht stuhisë propagandstike në të gjitha mediat mainstream. Kjo stuhi vazhdon ende. Në ekranet e Kosovës nuk ka mbrëmje që këta “kokat” e dikurshme të VV të mos ti bashkohen korit të analistëve që paralajmërojnë publikun për rrezikun “Kurti”.

Një situatë vërtet skizofrenike këto ditë në Kosovë. Sa më shumë që e sulmojnë ata që dihet botërisht se kanë qenë në payroll të Thaçit, aq më frenetike bëhet mbrojtja e tij në rrjetet sociale dhe aq më shumë pikë merr VV në sondazhet e fundit. Kurti ka zgjedhur taktikën më cfilitëse për kundërshtarët, heshtjen, refuzimin total të reagojë për gjithçka e sulmojnë. Me lumin e sharrjeve , kundërshtarët e tij, po ujisin një pemë që hedh rrënjë, të cilën çdo ditë e më shumë do kenë vështirë ta shkulin.

Duke rrëzuar qeverinë Kurti pak muaj më parë e humbën shansin për ta patur Albinin në kontroll. Në Prishtinë Isa Mustafën e mbajnë për një politikan dinak. Por hileja nuk është strategji. Duke bashkuar fatin e tij politik me atë të Thaçit, kryetari I LDK jo vetëm po përgjysmon votat e partisë së tij, por i lë krejt skenën një njeriu të vetëm.

Tashmë “djalli” ka dalë nga shishja. Rrotull askush nuk ka staturën politike apo morale që ta ndalojë. Dhe meqë po flitet pa fund për intriga oborri skena politike e Kosovës ngjan disi shekspiriane. Këto ditë, kjo skenë pa Kurtin do dukej si tragjedia Hamlet pa personazhin Hamlet. Dhe deri në zgjedhjet e ardhshme kundërshtarëve të Kurtit nuk u ngelet gjë tjetër vecse të shpresojnë që Vjosa Osmani të çmendet si Ofelia.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione albin kurti kosove zgjedhjet e parakohshme në kosovë albin kurti kosove zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll
Insights 22 Janar 2021, 16:48

Më fal, i miri Mil, më fal o njeri i madh

Sot ndesha përballë Milin, kushëririn tim. I mpakur,i dobët,i zverdhur,me vêshtirësi hiqte zvarrë ca këpucë tê rënda ushtarake. Jeta e tij një mallkim. Internua...

Insights 20 Janar 2021, 08:22

Politika pengon “paqen“ ekonomike Kosovë-Serbi

Prodhimet nga Serbia shtohen dhe janë dominuese në tregun e Kosovës prej dekadash. Serbia shet shumë më shumë se sa Kosova, por të dhënat e muajve të fundit, tr...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni