Politike

MOMENTI për t’u harruar! Lindita Nikolla prezanton kandidatin e Lezhës, Malotaj s’ia “vë veshin”. Ish-ministrja i flet tek veshi: Çohu në këmbë! (Qesh me siklet)

VIDEO
Gjatë prezantimit të kandidatëve, ajo gjithë siklet i ka kujtuar një prej tyre që të çohej në këmbë teksa ajo e prezantonte para të gjithëve. 
Featured image of article: MOMENTI për t’u harruar! Lindita Nikolla prezanton kandidatin e Lezhës, Malotaj s’ia “vë veshin”. Ish-ministrja i flet tek veshi: Çohu në këmbë! (Qesh me siklet) Lindita Nikolla dhe Gentian Malotaj

LEZHË– Drejtuesja e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës, Lindita Nikolla ka hasur një moment të sikletshëm në Lezhë. Gjatë prezantimit të kandidatëve, ajo gjithë siklet i ka kujtuar një prej tyre që të çohej në këmbë teksa ajo e prezantonte para të gjithëve. 

“Po ta shikosh e ka fizionominë e një malësori. Është jurist dhe kam nderin ta kem në skuadër dhe ai është Gentian Malotaj. *përpërit nën zë: Çohu në këmbë! *qesh* Vijojmë me një vajzë tjetër,”-dëgjohet Nikolla. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Prezantohet ekipi i Lezhës! Nis me heshtje për Bashkim Finon, Rama s’lë pas dorë kundërshtarët, i sulmon për takimet: Do e mbyllin fushatën tek “Shefqet Ndroqi”, po erdhën ata s’ka më vaksina! Luli si Gjino, Gjekmarkaj një lolo

(k.m/dosja.al)

Shto Koment