Aktualitet

Momenti kur ndërtesa katërkatëshe në Tiranë ‘rrëzohet’ në tokë, zona mbulohet nga tymi (VD)

Momenti kur shembet ndërtesa pranë "Arenës Kombëtare". Ajo është rrëzuar në tokë pas 3 orësh pune të dy fadromave. Zona u mbulua nga tymi.

Tiranë- Shembet ndërtesa katërkatëshe pranë “Arenës Kombëtare” në Tiranë.  Shembja është bërë me anë të fadromave dhe jo me shpërthim të telekomanduar, siç ka funksionuar me disa prej ndërtesave të tjera në Shqipëri. Shembja e kësaj godine gjati 3 orë.

Theksojmë se biznesmenët u përplasën me policinë pasi tentuan të futen brenda në objekt. Sipas tyre ata nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar. Erion Veliaj thumboi Lulzim Bashën, duke e quajtur ndërtesën çiban të Lulit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Shto Koment