AktualitetRajoni

Momenti kur Bill Clinton preket, ish-presidenti i SHBA fshin lotët e gëzimit në Kosovën e lirë (FOTO)

Clinton u pa i emocionuar teksa fshiu disa herë lotët nga mikpritja dhe ovacionet e shqiptarëve që e falenderonin gjatë ceremonisë.
Featured image of article: Momenti kur Bill Clinton preket, ish-presidenti i SHBA fshin lotët e gëzimit në Kosovën e lirë (FOTO) Bill Clinton i emocionuar

KOSOVE- Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton është emocionuar gjatë ceremonisë për 20-vjetorin e Clirimit të Kosovës. Clinton u prek, kur presidenti Hashim Thaçi tha se sa të jetë Kosova mbi dhe, gjithnjë do t’i jetë mirënjohëse SHBA-ve.

Bill Clinton i emocionuar

Clinton u pa i emocionuar teksa fshiu disa herë lotët nga mikpritja dhe ovacionet e shqiptarëve që e falenderonin gjatë ceremonisë.

Bill Clinton i emocionuar

Sot në Kosovë është zhvilluar ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit nga forcat serbe. Në një ceremoni të zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë marrë pjesë liderët e Kosovës e Shqipërisë, por dhe figura të larta të SHBA. Të pranishëm kanë qenë ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton i cili dha urdhër në 1999 që të bombardohej Serbia. Sot përshëndeti qytetarët e Kosovës dhe ish-Sekretaria e Shtetit, Meledeine Albright, që tha se kishin marrë vendimin e duhur që i sollën lirinë Kosovës. Ndërkohë liderët që mbajtën fjalë falënderuar SHBA për ndihmën e madhe që u ka dhënë këto 20 vite.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment