Aktualitet

Flamuri kombëtar hiqet nga arkivoli dhe i jepet babait të Tanushit, prindi e puth e merr dhe kapelen e djalit (FOTO)

Babai i major Klodian Tanushit ka marrë flamurin kuqezi me të cilin ishte mbështjellë edhe arkëmorti. 
Featured image of article: Flamuri kombëtar hiqet nga arkivoli dhe i jepet babait të Tanushit, prindi e puth e merr dhe kapelen e djalit (FOTO) Babai merr flamurin

Pas apelit të fundit, babai i major Klodian Tanushit ka marrë flamurin kuqezi me të cilin ishte mbështjellë edhe arkëmorti. 

Mbi flamur ishte vendosur edhe kapela e majorit që humbi jetën në Letoni. 

Pas dorëzimit, babai i tij mori flamurin duke falendruar edhe ushtarakun që e solli për gjithë nderimet. 

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment