Aktualitet

“Debatonin për punë letrash”/ Flet roja i kompleksit të Niko Goros që u vra sot: Njeri i mirë, u tronditëm…

VIDEO
Por, Nevati shprehet se nuk i ka parë ndonjëherë të debatonin të acaruar.
Featured image of article: “Debatonin për punë letrash”/ Flet roja i kompleksit të Niko Goros që u vra sot: Njeri i mirë, u tronditëm… Roja dhe momenti i shoqërimit
Përditësuar:

VLORË– Kalem Nevati, roja i biznesit të ndërtuesit të vrarë, Niko Goro ka rrëfyer se të ndjerin dhe autorin e krimit, Kliti Leka i ka parë shumë herë që të bisedojnë e debatojnë për çështje dokumentesh. Por, Nevati shprehet se nuk i ka parë ndonjëherë të debatonin të acaruar.

“Unë e kam parë duke biseduar me njëri-tjetrin, por jo në mënyrë të acaruar. Ata kanë biseduar nga hyrja e pallatit, punë dokumentesh, ka një muaj ajo punë, e njoh, kam 7 vite që kur kam ardhur nga Pogradeci. Unë isha tek puna po e prisja që të vinte në 8 pa çerek. Dola në rrugë e mora vesh edhe shkova tek spitali. Jam shumë i tronditur se nuk qe ashtu njeriu,”– tha Kalem Nevati.

Biznesmeni u ekzekutua mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë nga Kliti Leka. Ky i fundit u kap vetëm pak orë pas krimit dhe momenti i shoqërimit shihet në videon e mëposhtme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pista e parë për të cilën po heton policia është një konflikt pronësie, për komplesin që po ndërtonte Goro, gjë të cilën e ka pranuar edhe vetë autori. Ndërsa pista e dytë është një sherr mes 53-vjeçarit dhe viktimës për një borxh prej 70 mijë eurosh. 

Niko Goro ishte baba i dy fëmijëve dhe njëkohësisht njihet si ndërtues në zonën bregdetare. Ai është pronar i një kafeje të njohur në Himarë, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment