Bota

Momenti i tmerrshëm në cirk, trajneri sulmohet nga luani, familjarët vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre

VIDEO
Një sulm i tmerrshëm ka ndodhur në cirkun në Moshkovo në rajonin rus të Novosbirsk, kur një luan ka sulmuar trajnerin gjatë shfaqjes.
Featured image of article: Momenti i tmerrshëm në cirk, trajneri sulmohet nga luani, familjarët vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre momenti kur trajneri sulmohet nga luani

RUSI- Trajneri i cirkut në Moshkovo në rajonin rus është sulmuar gjatë shfaqjes nga një luan. The sun ka siguruar një video të filmuar nga një anëtar i tmerruar i turmës nga momenti i tmerrshëm kur trajneri sulmohet nga luani.

Në klip, dy luanesha të quajtura Vega dhe Santa mund të shihen duke hyrë në ring dhe duke luftuar në mënyrë agresive para se Orlov të hyjë në ring. Krejt papritur, Vega kthehet drejt trajnerit, duke e lënë atë me dëmtime në krah dhe këmbë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burri përpiqet të luftojë me luaneshën ndërsa disa anëtarë të turmës së ngurtësuar, duke përfshirë fëmijë, shikojnë me tmerr dhe të tjerët përpiqen të shpëtojnë.

Zbutësi dhe stafi tjetër i cirkut përfundimisht e shmangin luaneshën e madhe me shtylla dhe Orlov më pas u dërgua në spital. Sipas raporteve, një grua shtatzënë pësoi një krizë epileptike nga shoku.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment