Showbiz

MOMENTI I NDJERË! Pirro Çako nuk i përmban lotët për të atin e ndjerë: Prekem kur e kujtoj!

Në rrëfimin e tij, Çako tregoi se këngën e kishte shkruar kohë më parë, duke mos i ndalur dot edhe lotët për të atin. 
Featured image of article: MOMENTI I NDJERË! Pirro Çako nuk i përmban lotët për të atin e ndjerë: Prekem kur e kujtoj! Pirro Çako

TIRANË– Kantautori Pirro Çako është përlotur teksa fliste për të atin e tij të ndjerë, tenorin Gaqo Çako. I ftuar në emisionin “Soiree”, Çako ka treguar se nga ishte frymëzuar për këngën “Vendi im”, duke kujtuar dhe kohën kur jetonte në Francë. 

Në rrëfimin e tij, Çako tregoi se këngën e kishte shkruar kohë më parë, duke mos i ndalur dot edhe lotët për të atin. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E kisha menduar gjithmonë një dedikim për të. Se edhe prekem kur e kujtoj. Pas viteve ’90 e pyesja gjithmonë; a nuk do të dojë të këndoje jashtë? Më thoshtë gjithmonë: Jo! Jam krenar që jam artist i këtij vendi! Ndaj dhe doja ta bëja krenar se kishte një vazhdues në Shqipëri. I mora strofën këngës dhe e dëgjon Elvana. I thashë që e kam shkruar diçka për babain tim,”-tregoi Çako.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment