Bota

“Momenti i Europës”, Komisioni Europian miraton paketën prej 750 miliardë eurosh për rimëkëmbjen nga COVID-19

Komisioni Europian ka miratuar një paketë ndihme prej 750 miliardë eurosh për vendet e BE të prekura nga COVID-19.
Featured image of article: “Momenti i Europës”, Komisioni Europian miraton paketën prej 750 miliardë eurosh për rimëkëmbjen nga COVID-19 Ursula von der Leyen

BE-Komisioni Europian ka miratuar fondin prej 750 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e ekonomisë nga koronavirusi. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Lyen, bëri me dije, se paketa stimuluese përbëhet nga 500 miliardë euro grante dhe 250 miliardë euro kredi, ndërsa shton se ky është mometi i Europës. Kreditë që do të merren nga tregjet europiane, do të kenë afatin e shlyerjes deri në 2058-ën.

Vendi më i goditur nga koronavirusi, Italia, është përfituesi më i madhe me 173 miliardë euro, nga të cilat 91 miliardë kredi dhe 82 miliardë euro grante. Pas Italisë, vendi i dytë që do të përfitojë më shumë është Spanja me 143 miliardë euro, 77 prej të cilave janë grante.
Paketa do të financohet nga emetimi i borxheve të sheteve anëtare, bilanci i përbashkët i BE dhe masat fiskale që parashikojnë taksimin e koorporatave, taksën e internetit dhe atë mjedisore.

Javët e shkuara Gjermania dhe Franca dolën kundër borxhit në tregjet europiane, por tashmë mosmarrëveshjet janë sheshuar. Ky mekanizëm është përdorur edhe më parë nga BE, por jo në shkallë kaq të gjerë. Pavarësisht marrëveshjes, ka akoma disa çështje që do të diskutohen në Këshillin Europian, siç është mundësia e mbledhjes së të ardhurave nga taksa dixhitale, apo taksa e karbonit. Kriktikët ndërkohë shprehet se taksat do të krijojnë precedent të rrezikshëm, duke i vendosur në vështirësi të mëdha takspaguesit në Bashkimin Europian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Politico.eu

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment