BotaKuriozitete

Momenti i arrestimit të Assange, media ruse sfidon britanikët: Ne punojmë kur ju flini (VD)

Në një video 60 sekondshe, ata shpjegojnë se ekipi i “Ruptly” ishte vendosur para ambasadës së Ekuadorit në Londër, dhe ka qendruar aty çdo ditë, ditën dhe natën.

Momenti i arrestimit të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, hapi një debat të gjerë në mediat britanike për mënyrën sesi arriti “Ruptly”, media ruse, që të jetë e vetmja që filmon këtë moment.

Këto artikuj duket se kanë “bezdisur” rusët të cilët kanë dalë me një video në Ruptly, ku shpjegojnë sesi arritën të kapin një nga arrestimet më të bujshme të dekadës së fundit.

Në një video 60 sekondshe, ata shpjegojnë se ekipi i “Ruptly” ishte vendosur para ambasadës së Ekuadorit në Londër, dhe ka qendruar aty çdo ditë, ditën dhe natën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me ironi ata sfidojnë britanikët me fjalët: Si ia dolëm? Ne punojmë kur ju flini, ja sesi!

Julian Assange u arrestua më 11 prill 2019, në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Mediet e huaja shkruajnë se sipas policisë metropolitan Assange ndodhet në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster “sa më shpejt të jetë e mundur”. Gazetari Julian Assange u strehuan në ambasadë shtatë vjet më pare, në vitin 2012, për të shmangur ekstradimin në Suedi. Assange u akuzua për abuzim seksual nda një të mituri, çështje e cila është rrëzuar.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment