PolitikeVirale

MOMENTET: Kur lotët flasin më shumë se fjalët/ Pikat e dobëta të politikanëve shqiptarë, pse u përlotën “kokat e shtetit”, familja e shenjtë

VIDEO
Familja, tragjedi apo emocoione të mëdha, i kanë detyruar figura të njohura për shqiptarët që të tregojnë hapur ndjenjat e tyre. Për kryeministrin e vendit, Edi Rama ishte tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit ajo që e detyroi të përlotej.
Featured image of article: MOMENTET: Kur lotët flasin më shumë se fjalët/ Pikat e dobëta të politikanëve shqiptarë, pse u përlotën “kokat e shtetit”, familja e shenjtë Sali Berisha, Edi Rama, Saimir Tahiri, Monika Kryemadhi, Olta Xhaçka dhe Jozefina Topalli

TIRANË“E qara është e folura e zemrës, kur buzët nuk e shpjegojnë dot dhimbjen që po ndjen,”-kështu thuhet për emocionin e vetëm që na bën vulnerabël në sytë e të tjerëve. E nga ky emocion nuk kanë shpëtuar as shumë prej figurave të njohura të politikës shqiptare. Pavarësisht se politika u ka “trashur lëkurën” dhe i ka dëtyruar që të përballen me shumë sfida, sërish si njerëz të vdekshëm që janë, ka ndodhur që të preken publikisht, e të mos i kursejnë as lotët. Familja, tragjedi apo emocoione të mëdha, i kanë detyruar figura të njohura për shqiptarët që të tregojnë hapur ndjenjat e tyre. Për kryeministrin e vendit, Edi Rama ishte tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit ajo që e detyroi të përlotej. Mes viktimave të shumta ishte dhe e dashura e djalit të tij, Gregut. Ndërsa për të tjerë familja apo dhe dorëheqja nga një post që i kanë dedikuar gjithë jetën.

Edi Rama

Kryeministri është parë i përlotur disa herë. Të gjitha gjatë vitit të shkuar, ku një tërmet që lëkundi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit dhe që vrau plot 51 persona, e ka bërë që të lëshojë veten dhe disa pika lot. Në një konferencë të jashtëzakonshme me ministrat e tij, Rama nuk i ka përmbajtur lotët teksa përmendte emrat e të ndjerëve, duke treguar emocione që deri më atëherë i kishte mbajtur fshehur. Edhe disa javë më parë, teksa ishte “live” në emisionin “Opinion”, kryeministri u prek nga fjalët e paraardhësit të tij, Sali Berisha. Ky i fundit i përmendi nënën e ndjerë, Anetën, e cila ndërroi jetë disa muaj më parë. Krahasimi me nënën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e bëri Ramën të prekej dhe të humbiste fjalët duke shpërthyer më pas në fyrje për Berishën. Herë tjetër që Rama është përlot ka qënë në një studio televizive, teksa adresonte akuzat se ai kishte mohuar të birin, si djalin e tij. Me lot në sy, Rama akuzonte Berishën se ishte ai “strumbullari” ndaj çdo gënjeshtre që ishte dhënë për familjen e tij.

Sali Berisha

Lideri historik i Partisë Demokratike është parë të përlotet pasi dha dorëheqjen nga posti i tij si kreu i PD-së pas humbjes në zgjedhjet e 2013 ndaj Partisë Socialiste. Teksa gjithë të tjerët përloteshin, as Berisha nuk u përmbajt dot. Derdhi disa pika lot…për postin që e kishte mbajtur prej disa dekadash.

Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi është përlotur ka folur për aktorin e njohur Neritan Liçaj, vetëm pak orë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. E ulur në shesh dhe duke akuzuar me plot gojë kryeministrin Edi Rama për atë që ajo e cilësoi si “krim”, Kryemadhi nuk i ka kursyer as lotët. Me zërin që i dridhej, Kryemadhi nuk i kurseu fjalët për aktorin që prej vitesh qëndronte “rojë” tek godina që u shemb vetëm pak kohë më parë.

Një herë tjetër që Kryemadhi është parë “e dobët” ka qënë për familjen e saj. Në një intervistë për “Open”, Kryemadhi u përlot teksa fliste për të bijën, të cilën tregoi se e kishte larguar nga vendi për shkak të kërcënimeve që kishte marrë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Saimir Tahiri

Unë po shkoj në burg Fevzi, po shkoj në burg…” Sapo kishte nisur procesi i gjatë gjyqësor ndaj tij. Ministri i Brendshëm asokohe, Tahiri më 19 Tetor të vitit 2017, kur Prokuroria kërkonte “arrest me burg” për të, socialisti doli live në emisionin “Opinion” për të mbrojtur veten përballë akuzave se ai kishte favorizuar një prej grupeve kriminale që operonte në Shqipëri për të kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike. Teksa Prokuroria kishte gati “prerjen” e fletë-arrestit, Tahiri dilte për të mbrojtur të drejtën e tij, që edhe sot endet Gjykatave për ta provuar. Kur kanë kaluar thuajse 3 vite, sërish gjyqi ndaj tij vijon…e po ashtu dhe akuzat!

Jozefina Topalli

E ashtuquajtura “Zonja e hekurt” e politikës shqiptare, Jozefina Topalli ka qarë teksa tregonte momentin që kishte marrë vesh lajmin se ishte bërë gjyshe. Me lot në sy ajo tregonte se mjekja i kishte nxjerrë në telefon zërin e një bebejë që qante, nipit të saj Nikolas, e kujtimi i asaj dite bëri që ish-kryeparlamentarja të përlotej sërish.

Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka nuk i ka përmbajtur dot lotët teksa mbante një fjalë të shkutër për ushtarakët që ndërruan jetë në Letoni një vit më parë. Në ceremoninë e nderimit të tyre, Xhaçka me një fletë në dorë po shprehte edhe njëherë mirënjohjen ndaj atyre që ranë dëshmorë, por lotët nuk iu bindën. Asokohe edhe shtatzënë, ministrja qante në çdo fjalë që tregonte për ata që ranë për Shqipërinë, ndonjëse shumë kilometra larg saj.

Janë dashur tragjedi, histori familjare dhe padrejtësi që politikanët tanë të derdhin lot, e megjithatë e kanë bërë, si për të treguar që janë njerëz. Njerëz prej gjaku e prej mishi, ashtu si edhe ne…

(K.M/Dosja.al)

Një Koment në “MOMENTET: Kur lotët flasin më shumë se fjalët/ Pikat e dobëta të politikanëve shqiptarë, pse u përlotën “kokat e shtetit”, familja e shenjtë

  1. Na rrorshi trapin per artikullim. Doni te relativizoni problemet.

Shto Koment