Aktualitet

Momentet e shoqërimit të shokut të viktimës, zbardhet vdekja e 20 vjeçarit nga Maroku. Kamerat e sigurisë zbulojnë të vertëtën: U hodh nga kati i tretë në se vuante nga depresioni

Sipas deklarimeve të tyre, këqyrjes së kamerave të sigurisë së subjekteve dhe mjekësisë ligjore, rezulton se 20-vjeçari është hedhur nga kati i 3 i objektit në kushtet e depresionit.
Featured image of article: Momentet e shoqërimit të shokut të viktimës, zbardhet vdekja e 20 vjeçarit nga Maroku. Kamerat e sigurisë zbulojnë të vertëtën: U hodh nga kati i tretë në se vuante nga depresioni Shoku i viktimës duke u shoqëruar

DURRËS- Zbardhet dhe dokumentohet ngjarje e regjistruar mëngjesin e djeshëm në lagjen Nr.1 në Durrës. Burime për A2, bëjnë me dije se janë shoqëruar 2 shokët e shtetasit marokenë (Siç shihet dhe në foto), jo sirian siç u raportua një ditë më parë, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë ngjarjes dhe kanë shoqëruar 20-vjeçarin para se te ndodhte ngjarja.

Sipas deklarimeve të tyre, këqyrjes së kamerave të sigurisë së subjekteve dhe mjekësisë ligjore, rezulton se 20-vjeçari është hedhur nga kati i 3 i objektit në kushtet e depresionit. Mjekësia ligjore, në përgjigjen e saj, përcakton këtë si shkak të vdekjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në deklarimet e bëra për grupin hetimor, shokët e të ndjerit kanë pohuar se kanë konsumuar edhe alkool një natë me parë dhe më pas kanë shkuar për të fjetur në objektin e braktisur, ish-hotel “Vollga” dhe 20-vjeçari duke bërtitur është vet-hedhur në prani edhe të shokëve të tij, momente të cilët i kanë fiksuar dhe kamerat e sigurisë, sipas burimeve nga grupi hetimor.

(Marrë nga A2)        

Shto Koment