Aktualitet

Momentet e ankthit/ Gra dhe fëmijë mes dallgëve në detin Egje, kapen nga anija Oriku (VD)

140 klandestinë janë shpëtuar në detin Egje. Mes tyre gra dhe fëmijë.
Featured image of article: Momentet e ankthit/ Gra dhe fëmijë mes dallgëve në detin Egje, kapen nga anija Oriku (VD) Foto të klandestinëve

Shqipëri- Anija Oriku e cila prej 3 ditësh ishte për patrullim në detin Egje ka ndaluar 4 gomone të ndryshme me rreth 140 emigrantë afganë. Mësohet se gjysma e emigrantëve ishin gra dhe fëmijë që rrezikonin etën në ujërat mes Turqisë e Greqisë.

“Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj janë përballur me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm gjatë patrullimit në detin Egje.
Në vetëm 3 ditë kanë ndaluar 4 gomone të ndryshme me rreth 140 emigrantë afganë e sirianë në bord, gjysma e të cilëve gra e fëmijë që rrezikojnë jetën në ujërat mes Turqisë e Greqisë. #FAnëKryeTëDetyrës”, shkruan Olta Xhaçka teksa publikon edhe videon.

Ajo që vihet re janë pamjet e frikshme kur emigrantët shfaqen në mes të detit, mes dallgëve në një gomone.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al 

Shto Koment