Bota

Momente sikleti! Kancelarja Merkel merr doktoraturën e nderit nga Universiteti Johns, nuk di të veshë uniformën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë ceremonisë, ku mori mori një doktoraturë nderi nga Universiteti Johns Hopkins, si duket pati disa vështirësi me veshjen e uniformës.
Featured image of article: Momente sikleti! Kancelarja Merkel merr doktoraturën e nderit nga Universiteti Johns, nuk di të veshë uniformën Angela Merkel

SHBA- Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës në Uashington mori një doktoraturë nderi nga Universiteti Johns Hopkins. Mediat e huaja kanë siguruar një video kur Merkel mori gradën e nderit.

Gjatë ceremonisë në në SAIS ditën e enjten, Merkel mori një doktoraturë për udhëheqjen e saj parimore dhe të guximshme globale. Në video është kapur dhe një moment i sikletshëm për Merkel, ku shihet se nuk mundet të veshë uniformën. Një nga përfaqësuesit e Universitetit i erdhi në ndihmë, por edhe atëherë ata e vendosën uniformën me kokë te poshtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo është vizita e fundit zyrtare e Merkel në SHBA, para se ajo të largohet nga kabineti pas zgjedhjeve që do të mbahen në Gjermani më 26 shtator.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment