Sociale

“Moment i vështirë kur humbnim betejat me pacientët”, mjekja shtatzënë u shërbeu pacientëve me Covid-19: Kujdes që të vishesha, kujdes kur u…

VIDEO
Mjekja e specializuar në shërbime anestezie reanimacion, Krisli Serani ka treguar si e ka përballuar këtë periudhë të vështirë dhe si e priti lajmin e shtatzënisë në kohë pandemie.
Featured image of article: “Moment i vështirë kur humbnim betejat me pacientët”, mjekja shtatzënë u shërbeu pacientëve me Covid-19: Kujdes që të vishesha, kujdes kur u… Mjekja Krisli Serani

TIRANË– Ditën e sotme në studion e “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar një mjeke e cila ka frymëzuar me historinë e saj. Pavarësisht se në pritje të ëmbël, ajo aktualisht është në krye të detyrës në vijën e parë të frontit kundër Covid-19 dhe vazhdon t’i shërbejë pacientëve të infektuar.

Bëhet fjalë për mjeken e specializuar në shërbime anestezie reanimacion, Krisli Serani, e cila ka treguar si e ka përballuar këtë periudhë të vështirë dhe si e priti lajmin e shtatzënisë në kohë pandemie.

Rudina Magjistari: Si ka qenë kjo periudhë për ju?

Krisli Serani: Ka qenë një shtatzëni e paplanifikuar që erdhi surprizë si për mua ashtu edhe për bashkëshortin. Një shtatzëni që m’u desh kohë për ta pranuar, por ndërkohë puna kishte filluar, Covid-19 kishte filluar, ekon e parë e kisha bërë me mikeshat e mia sepse isha e pabindur që isha shtatzënë sepse nuk mund ta besoja. Shumica e stafit e ka marrë vesh me vonesë. E kanë marrë vesh kur mua filloi të më dukej barku. Puna jonë është e tillë, shkon, ndërrohesh, vesh kostumin dhe shkon direkt në punë, nuk ka njeri kohë të të shohë si qenke veshur sot apo sa e bukur je bërë sot. Deri diku e morën vesh nga fotot që kisha nxjerrë.

Rudina Magjistari: A u shqetësuan të afërmit e tu që vazhdoje të punoje pasi zbulove se ishe shtatzënë?

Krisli Serani: Arseli më ka mbështetur shumë, e kam një shok shumë të mirë përpara se të jetë bashkëshorti im. Mamasë ia tregova me vonesë sepse ishte pandemia, isha e izoluar nga personat e shtëpisë, ata jetonin në Durrës, unë në Tiranë. Pasi e morën vesh më pyetën, a je e sigurt që do të vazhdosh të punosh, por ata e dinë që unë jam mjeke dhe më mirë sesa unë, nuk e dinte dikush tjetër.

Rudina Magjistari: Pate merak për veten tënde?

Krisli Serani: Në disa momente po, por më shumë sesa meraku ishte kujdes. Kujdes që të vishesha, kujdes kur u zhvishnim, kujdes kur punonim me pacientët. Aty nuk kanë munguar asnjëherë veshjet, maskat dhe e ndjeja veten të sigurt. Nëse unë nuk do e ndjeja veten të sigurt, nuk do punoja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rudina Magjistari: Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë kësaj periudhe në punën tënde?

Krisli Serani: Nuk ka pasur asnjë moment i vështirë. Moment i vështirë ishte kur ne humbnim betejat me pacientët. Ngarkesa psikologjike dhe emocionale në ato momente është e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për gjithë stafin atje.

Rudina Magjistari: Si i ke përballuar t’i këto situata?

Krisli Serani: Profesioni jonë ka shumë beteja të humbura, ka edhe shumë beteja të fituara, por nuk e di për çfarë arsye ne na ngelen në mendje dhe peng në zemër ato momente të këqija. Ashtu siç ka edhe shumë momente të bukura, ku një pacient rëndë që ti e ke ndjekur, i ke shërbyer, arrin të dalë nga spitali. Së bashku me kolegët aty qajmë dhe qeshim bashkë.

Rudina Magjistari: Po kur ktheheshe në shtëpi?

Krisli Serani: Kam qenë e izoluar, kam jetuar vetëm në shtëpi me qira këtu në Tiranë sepse im shoq vazhdon të jetë ende në Francë. Për arsye të pandemisë nuk mundi të vinte dhe ishte shumë e vështirë që nuk kam patur pranë njerëzit që unë dua, por të qëndruarit në punë me kolegët e mi ishte shumë gjë e thjeshtë dhe e bukur.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment