AktualitetBota

“Moj ***”/ U mbajt peng nga Elona se i dinte lidhjen me burrin e martuar, vajza e çiftit Pasho që u gjetën të masakruar: Vëllai s’e ka bërë krimin, ju rrëfej si u vodhi Elona paratë prindërve tanë, blinte tapeta te marokenët e gota te kinezët

Ajo shtoi gjithashtu se sot, me burrin në fjalë ka një familje, dhe Elonës, përfundimisht, kërcënimi dhe ‘marrja peng’ e saj, i ka shkuar dëm. Përsa i përket vrasjes dhe masakrimit të prindërve, Viktoria shtoi se është e bindur që e ka bërë Elona, sepse pikërisht në ditën që janë zhdukur Shpëtimi dhe Teuta Pasho, Elona i ka dhënë të vëllait 20 mijë euro.
Featured image of article: “Moj ***”/ U mbajt peng nga Elona se i dinte lidhjen me burrin e martuar, vajza e çiftit Pasho që u gjetën të masakruar: Vëllai s’e ka bërë krimin, ju rrëfej si u vodhi Elona paratë prindërve tanë, blinte tapeta te marokenët e gota te kinezët Shpëtim dhe Teuta Pasho, Elona Kaleshi

TIRANË– Viktoria Pasho, vajza e çiftit shqiptar që u masakruan, u copëtuan e u futën në valixhe ka rrëfyer detaje të rëndësishme për ngjarjen në fjalë. Në një intervistë në “Pa gjurmë”, Viktoria tregoi se Elona ka bërë shumë gabim që është ngatërruar dhe me jetën e saj personale.

Ajo shtoi gjithashtu se sot, me burrin në fjalë ka një familje, dhe Elonës, përfundimisht, kërcënimi dhe ‘marrja peng’ e saj, i ka shkuar dëm. Përsa i përket vrasjes dhe masakrimit të prindërve, Viktoria shtoi se është e bindur që e ka bërë Elona, sepse pikërisht në ditën që janë zhdukur Shpëtimi dhe Teuta Pasho, Elona i ka dhënë të vëllait 20 mijë euro.

Ajo shpjegon gjithashtu se me paratë e prindërve të saj, Elona blinte tapetë tëk marokenët dhe gota e enë tek kinezët dhe ua reklamonte ato.

Intervista e Viktoria Pashos:

Odeta Dume: Mediat në Itali duke cituar burime nga grupi i hetimit raportojnë se denoncimet e Viktoria Pasho, vajza e çiftit ka akuzuar Elona Kaleshin, ish-të dashurën e vëllait të saj, si fajtore për zhdukjen e prindërve. Sipas hetuesve Elona e mbante ‘peng’ vajzën me presione sepse dinte për një marrëdhënie të Viktorias me një burrë të martuar.

Viktoria: Kur ajo nxori historinë e burrit tim, që unë sot kam familje me të. Nuk isha sa e para dhe as e fundit. Është e kotë, që duhej te merrej me një histori që nuk i duhej fare të ndërhynte. Dhe kur ajo i tha vëllait dhe ai erdhi e më rrahu, Taulanti i tha asaj. Po ty kush ti dha ato 20 mijë eurot që erdhi dhe mi dhe mua? Ajo i tha: Të dielën erdhi dhe mi solli babai. Dmth ditën që prindërit u zhdukën, asaj i kishte sjellë paratë babai i saj?… Më tepër se kaq ku do vemi. Ajo nuk do dalë, nuk do ta lëmë ne të dalë nga burgu. Me thënë të drejtën ne tani rrimë me frikë, sepse kush e di kë ka përjashta. Dikush mund të tentojë të na bëjë dëm, të na heqi qafe, si hoqën qafe prindërit tanë. Se ne dolëm troç në televizor, se po kërkonim prindërit tanë, dhe jo dy mace që kishin ngordhur

Odeta Dume: Mediat italiane shkruajnë se në një bisedë telefonike të zbardhur nga grupi hetimor, ku Elona Kaleshi fliste me të dashurën e vëllait të saj Denisit akuzon Taulantin për vrasjen, ia hidhte atij fajin.

Viktoria: Tani neve me thënë të drejtën nuk arrijmë që të besojmë një gjë të tillë, nuk arrijmë kurrë. Kjo është një dhembje shumë e madhe që në nuk po vendosim të jemi të qetë, dhe nuk po arrijmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Është gjithnjë ajo që ne na morën në pyetje. Këtë e dëgjuam kur kishin folur fqinjët, që ajo qelbësira i kishte treguar, kur fqinja i kishte thënë çfarë ere është këtu, ishte gjak dhe vinte era, dhe ajo me ato turinjtë e fortë siç flet ajo me atë prepotencën e saj që një shishe verë më është thyer. Ndërsa fqinja i kishte thënë, përkundrazi këtu vjen erë e trupave të vdekur.

Odeta Dume: Mami të dielën në mëngjes kishte folur me motrën mami, dhe i kishte thënë se jam në Firence dhe po gatuaj për Taulantin. Dhe motrën e mamit e morën në pyetje, dhe ajo tha të njëjtën gjë që kemi thënë edhe ne sepse deri të shtunën ata kishin qenë mirë e bukur. Me thënë të drejtën mami, që kur Elona vodhi 2000 eurot e babit, pasi kur babi pati një aksident i thanë do të vendosësh dhëmbët apo i do lekë, babai im i tha se dua lekët. Unë punoja, mami jetonte me mua ato dy muaj që erdhi, për dokumente për vizita, se kanë ardhur gjithmonë tek mua, është e kotë që ajo thotë se i ka qëndruar në spital, ajo nuk i qëndroi por i vdiq. Dhe motra e mamit nga Milano do vij tani, dhe ajo do thotë nuk e harroj telefonatën që bëra me time motrën dhe më ka thënë që kjo po na vdesë pak nga pak. Mami e merrte se ne unë isha në punë, motra në punë babai punonte në Francë me kunatin. Mami i kishte thënë tërhiqi lekët avash, avash dhe i kishte dhënë kartën. Kur mami e merrte këtë e kishte si fëmijë kur vinte puna, ajo vinte rrinte në shtëpinë tonë. Dhe kjo ç’bëri? Atë ditë ishte tek shtëpia ime dhe i thashë, ishte dhe mami aty. Po ti çne me këtë kartë, i thashë, se ishte si karta që mami tërhiqte lekët e babit 500 e nga 500 në bankë.  Dhe ajo më tha, se e kishin marrë dhe do ti bënin një transfertë, se kishte punuar. Nuk e mendoi njeri keq në atë moment. Kur shkojmë që mami të tërhiqte lekët e fundit, karta nuk jepte me lekë. Dhe babai vinte një herë në 15 ditë nga Franca ku punonte me kunatin, dhe i tha mamit, moj Teutë çne kaq pak lekë, se nuk e mbaj mend sa ishin, pasi ishin lekët e fundit që i bëri transferimin avokati. Dhe mami i tha po ja këto lekë janë o Shpëtim. Dhe ai e pyeti me kë ke vajtur, mami i tha se kishte shkuar me Elonën. E mire dakord. Morëm Elonën në telefon dhe i themi, e di si mund të veprojmë se babit i kanë hequr lekët nga karta. Ndërsa kjo na thoshte ikni, tek karabinierët. Edhe ne si budallenjtë se nuk dinim nga këto gjëra shkonim. Dhe policia na tha përveç denoncimit nuk mund të bëjmë dot asgjë më shumë. i thashë babit të shkonim në bankë për të pyetur sa lekë ishin hequr, ndërkohë që Elona në atë kohë po merrte shtëpi në Firence. Rrinte tek ne dhe e kam mbajtur si motër në shtëpinë time, unë ikja punoja në pikë të diellit. Kjo kishte blerë një tapet dhe merr në telefon të atin dhe i thotë, hajde se kam blerë një tapet 100 euro tek marokenët.  Mua aty më erdhi ndërmjet, se kur morëm ne llogarinë e bankës shikojmë ne tapetin 100 euro. Shikojmë tek kinezi që kishte blerë pjata gota tek kinezi, 500 euro. Marrin në telefon dhe bëjmë gjoja sikur nuk dinim gjë,  isha unë me babin. i thamë moj Elona mami i ka tërhequr këto lekë për të blerë gjithë këto gjëra? Ajo na tha, po ku di gjë unë, shkoni tek karabinierët bëni denoncim. Të them të drejtën babi i than ë telefon, moj kurvë ato lekë i ke vjedh ti. Llogarite, vodhe dhe vdekjen time i tha, se unë kam jetë për herë të dytë. Se babi im nga aksidenti qëndroi në koma tre ditë. 

Odeta Dume: Mediat italiane kanë shkruar se Elona ka qenë e dënuar 7 herë, ju nuk keni pasur dijeni për këtë informacion?

Viktoria: Ne e kemi ditur që ajo ka qenë në burg, i kanë hequr fëmijën se ajo ka pasur fëmijë me një italian. Një nënë që arrin të thotë se nuk dua të shikoj më as fëmijën tim. Pasi kjo kur bëri burgun fëmijën e shihte në prezencë të asistentes sociale. Fëmijën e ka me një shtetas italian.

Odeta Dume: Ajo ka qenë në dijeni të 40 mijë eurove që ka pasur mami dhe babi?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Viktoria: Ajo ka qenë në dijeni të 40 mijë eurove dhe tani ajo ka nxjerrë 60 mijë euro. Ne për 60 mijë euro të themi të drejtën nuk e dimë.

Odeta Dume: Po lekët mami dhe babai i kishin në shtëpi atë ditë?

Viktoria: Mami im e kishte zakon që lekët i merrte me vete sa herë që ikte apo sa herë që vinte. Unë mbaj mend atëherë që mamaja ime u ul tek shtëpia ime kohët e fundit dhe Elona i ka parë këto. Unë dhe motra ime kontrolluam tek shtëpia se mos ishin atje lekët por jo i kanë marrë me vete. Elona ka vepruar për të marrë këto lekë. Një femër që arrin të vjedhë sy më sy 2 mijë euro. Është një dhimbje e paparë sepse ajo ka futur në mes edhe nipin e mamit tim. Ajo të ëmës i ka thënë që jo nuk i kam parë fare, por si nuk i kishte parë kur ajo më tha mua që ato kishin ardhur tek shtëpia jote dhe të kishin thënë, ku di un çfarë i kishin thënë ku trazonte edhe nipin. Unë mbaj mënd shumë mirë. Ajo tha njëherë që nuk i kam parë, më pas tha  në mëngjes kam shkuar që t’i çoj hekurin. Në polici ka thënë që u zunë tek shtëpia saj ku babai im i theu telefonin mamasë, që babai im nuk e bën kurrë atë gjë.

Odeta Dume: Po marrëdhëniet si i ka pasur Elona me Taulantin ? 

Viktoria: Shkakun se përse u ndanë ne nuk arritëm kurrë ta kuptojmë. Sepse ishte gjithmonë edhe kjo humbja e prindërve. Unë humba kontaktet me vëllanë që atëherë kur ndërrova denoncimin. Familja e mamit më thanë që u bënë shumë ditë dhe nuk po përgjigjet hiqe denoncimin, nuk e mendonim kurrë gjënë e keqe. Për neve ishte gjithmonë ai mendimi se shkonin në Itali dhe probleme familjare të gjithë kemi pasur. Asnjëherë nuk i ka bërë dëm nënës, rrinin në shtëpinë e tyre nuk ngacmonin njeri.

Odeta Dume: E dini çfarë ka shprehur Elona sipas mediave italiane, që Taulanti i ka keqtrajtuar nënën dhe babain madje i ka tërhequr edhe zvarrë?

Viktoria: Ne s’dimë gjë. Këto i di Elona. Nu ka gjë më të keqe në Itali, që të kesh dëshmitar, që të kanë parë duke nxjerrë valixhet, se ajo duhet t’i ketë mbajtur në shtëpinë e saj, në garazh, që nuk e di nëse i ka pasur të mbyllura me llozha. Dhe tek ai xhami që kishin, ishte vënë një qese mos të dukej gjë nga ana e rrugës. Zoti qoftë me nënën dhe babain tim.  Dhe ajo u torturoftë siç ka torturuar prindërit e mi. Si ka arritur ajo t’u bëj keq prindërve të mi, se ata ishin njerëz që nuk ngacmonin asnjë njeri. Se kur e kemi marr në telefon dhe i kemi thënë ku është mami me babain, ajo na tha se kishte marre mamin ne telefon dhe do t’i çonte hekurin për hekurosje dhe se do ta ftonte pasi i kishte ardhur babai i vet.

Odeta Dume: Mund ta ketë bërë krimin me babain e saj ?

Viktoria: Nuk e dimë, ajo duhet të flasë. Ajo tha se atë ditë do t’i çonte Teutës hekurin dhe do takohej me babanë e saj.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë.

Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar. Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, ndërsa tani ndodhet pas hekurave. Pavarësisht akuzave ajo nuk ka pranuar asgjë në lidhje me këtë krim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment