Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh drejtuesin/ Tensione në mbledhje, banorët kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Duke reaguar ndaj vendimit të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, që mohimi i gjenocidit të jetë vepër e dënueshme, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që gjenocidi në Srebrenicë të mos mohohet.
BE-ja po ashtu ka kërkuar që liderët politikë të përmbahen nga retorika nxitëse.
“Kemi marrë në dijeni miratimin e Ligjit kundër mohimit të gjenocidit. Ky është një vendim nga ana e përfaqësuesit të lartë (Valentin) Inzko. Duam të jemi të qartë: revizionizmi dhe mohimi i gjenocidit janë kundër vlerave fondamentale evropiane”, ka thënë një zëdhënës i BE-së.
I njëjti ka thënë se pajtimi është një prej prioriteteve kryesore që Bosnja e Hercegovina duhet të përmbushë në mënyrë që të ecë në rrugën drejt BE-së.
“BE-ja ka qenë e qartë në pritjet e saja në këtë drejtim, së fundmi edhe në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesit të lartë (Josep) Borrell dhe komisionarit (Oliver) Varhelyi, që kanë lëshuar me rastin e 26-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë”, ka thënë ky zëdhënës.
Borrell dhe Varhelyi, në atë deklaratë kishin thënë se në Evropë nuk ka vend për mohim të gjenocidit dhe se përpjekjet për të relativizuar ose mohuar gjenocidin, apo për të rishkruar historinë, janë të papranueshme.
“BE-ja pret nga liderët në Bosnje e Hercegovinë që të veprojnë në mënyrë sovrane dhe të marrin hapa konkretë për të promovuar një hapësirë të përshtatshme për pajtim në mënyrë që të tejkalohet trashëgimia e luftës”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të BE-së.
Në të njëjtën përsëritet se BE-ja është e përkushtuar ndaj sovranitetit, unitetit dhe integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës.
“BE-ja u bën thirrje të fuqishme të gjithë liderëve politikë që të përmbahen nga përdorimi i retorikës përçarëse dhe nxitëse dhe të përmbahen nga ndërmarrja e hapave të cilat mund të pengojnë perspektivën evropiane të këtij shteti”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.
Përkundër thirrjeve të vazhdueshme që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, Serbia si dhe partitë serbe dhe pro-serbe në vendet fqinje, si në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi, vazhdojnë të mohojnë këtë gjenocid./ REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Komiteti i Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuaraka ka shprehur shqetësimin në lidhje me shndërrimin e Shën Sofisë dhe Mana...
PRISHTINË– Një 30-vjeçar është gjendur i pajetë mesditën e sotme në Prishtinë, ndërsa shkaqet e vdekjes së tij nuk dihen ende.Ngjarja ka ndodh...
SHBA- Sindroma “Havana” ka prekur rreth 100 oficerë të CIA-s dhe anëtarët e familjes së tyre. The guardian raporton se SHBA ka akuzuar Rusinë si për...
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po vazhdojnë paralajmërimet për rrezikshmërinë e variantit Delta të koronavirusit, për të cilin thonë se është ndër viruset m...
GJILAN– Një sasi e madhe duhani dhe cigaresh është kapur ditën e sotme kontrabandë në Gjilan. Njësia Antikontrabandë e Doganës së Kosovës njofton se ka ko...
SHBA- Zjarret në Kaliforni vazhdojnë akoma, duke u përhapur më shumë. BBC ka siguruar një video brenda flakëve në pyjet e Kalifornisë.Në videon e publikuar kami...
TURQI– Moti i keq ka pushtuar Turqinë ditët e fundit duke shkaktuar përmbytjen e disa rajoneve ku janë evakuuar më shumë se 200 njerëz dhe fatmirësisht de...
MAL I ZI– Masat anti-Covid janë ashpësuar nga dita e sotme deri më 2 gusht në Mal të Zi, duke ndaluar punën e lokaleve të natës si në ambjentet e hapura ashtu e...
BRITANI-Agjensia Evropiane e Barnave, ka rekomanduar vaksinimin anti-Covid me vaksinën Moderna edhe për fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç.Mediat rapor...