BotaShowbiz

Mohamed Salah pozon me supermodelen seksi, egjiptianët e kritikojnë rëndë ‘Të të vijë turp!’

Sipas tyre, ai ka pozuar në mënyrë seksi dhe provokuese, dhe kjo është e papranueshme për ta.
Featured image of article: Mohamed Salah pozon me supermodelen seksi, egjiptianët e kritikojnë rëndë ‘Të të vijë turp!’

LIVERPULMohamed Salah, sulmuesi i Liverpulit, ka dalë në kopertinën e një prej revistave më prestigjoze në Lindjen e Mesme, GQ , me mbishkrimin ‘Njeriu i vitit’.

Krahas tij, shihet supermodelja e Victoria Secret, Alessandra Corine Ambrosio.

Pas publikimit dhe nxjerrjes në treg të revistës, kanë plasur dhe polemikat në Egjipt, ku veprimi i Salah është parë si i padenjë dhe jo etik.

Banorët janë zhgënjyër me njeriun të cilin ata e shikonin si idhull, pasi sipas tyre një mysliman i devotshëm nuk do të pozonte kurrë me një femër të atillë, nëpër faqet e revistave.

Sipas tyre, ai ka pozuar në mënyrë seksi dhe provokuese, dhe kjo është e papranueshme për ta.

‘ Po nëse gruaja juaj myslimane do të pozonte si kjo vajza me Salah, çdo të bënit ju’ – kanë shkruar disa ndjekësa myslimanë në profilin e futbollistit,

Pjsese nga fotot e publikuara.

‘Të të vijë turp si mysliman që je, i  paskrupullt.’ – shkruan një tjetër.

Kujtojmë se femrat të cilat ekspozojnë pjesë të tyre të trupit janë parë gjithmonë si femra imorale në vendet arabe, madje aktorja Rania Youssef rrezikoi 5 vite heqie lirie, pasi ajo veshi një fustan që i tregonte këmbët gjatë një evenimenti.

Burimi:Arabnews

E.C/Dosja.al

Shto Koment