Rajoni

‘Ka dëshirë me ty’/ Mogherini puth Thaçin në takim, s’mungojnë ngacmimet e Vuçiç-it: Mos bëj sikur s’di serbisht (VIDEO ME REAGIMET)

S'mungon shkëmbimi i disa puthjeve mes Thaçit dhe Mogherinit.
Featured image of article: ‘Ka dëshirë me ty’/ Mogherini puth Thaçin në takim, s’mungojnë ngacmimet e Vuçiç-it: Mos bëj sikur s’di serbisht (VIDEO ME REAGIMET) Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini.

Bruksel-Mbrëmjen e djeshme në Bruksel   përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka takuar liderët e vendeve të Ballkanit, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pasi ky i fundit anuloi vizitën.

Por çfarë vihet re në takimin e lamtumirës?

Në bazë të video-pamjeve të publikuara më poshtë   presidenti Hashim Thaçi i shtrëngon dorën edhe kryetarit të Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Por përveç kësaj Mogherini  gjatë takimit puth Thaçin në dy faqe, ndërsa të pranishmëve të tjerë u jep vetëm dorën.

Menjëherë në këto momente ndërhyn Aleksandar Vuçiç dhe thotë: “Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të puthet me ty”, kurse Thaçi nuk dëgjohet ta komentojë atë në këtë rast, por Vuçiç vazhdon: “Shikoni se si bëhet sikur nuk merr vesh serbisht, por di shumë mirë”. Menjëherë Thaçi fillon të qeshë.

 

 

J.V/Dosja.al

Shto Koment