LIVE UPDATES
Insights

Mogherini dhe politika e saj e (pa) suksesshme në Ballkan

29 Tetor 2019, 21:34 Nga DOSJA
Mogherini dhe politika e saj e (pa) suksesshme në Ballkan

BRUKSEL- Kutinë e hapur të Pandorës në Ballkanin Perëndimor duhet ta mbyllë tani pasardhësi i saj spanjoll, Josep Borell, sepse shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini, ka dështuar ta bëjë këtë në mandatin e saj. Mogherini do të mbledhë tani edhe njëherë liderët e gjashtëshes ballkanike, në një darkë lamtumire në Bruksel. Ajo thotë se do të jetë ky një takim i zgjeruar me përfaqësues të rajonit, i cili ka qenë, siç thotë ajo, prioriteti kryesor në politikën e saj, menjëherë pas çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në raportin e saj në Parlamentin Evropian, në prill të këtij viti, Federika Mogherini tha se “politika e zgjerimit të BE ka qenë një prej më të sukseshmëve në pesë vitet e kaluara të mandatit të saj”, kur ajo ishte në krye të diplomacisë evropiane.

Pohimet e Mogherinit për “sukses”

“Politika jonë ndaj Ballkanit, në Ballkan dhe në radhë të parë me Ballkanin, është një histori suksesi, e cila ka pasur një fillim dhe rrugë të vështirë drejt vendosjes së mirëbesimit dhe jetës së përbashkët”, tha Mogherini. Korrespondentët e mediave të Ballkanit Perëndimor thonë, se këtu ka një “mospërputhje të madhe mes fjalëve dhe veprave”, sepse përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri nuk ka ndonjë temë tjetër, me të cilën mund të mburret  – përveç angazhimit deklarativ për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE.

”Bosnje-Hercegovina nuk ka marrë as statusin e kandidatit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është futur në qorrsokak. Serbia dhe Mali i Zi nuk kanë përparuar në negociata, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e kanë marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësimit në BE”, thotë për Deutsche Wellen, korrespondenti i Radio Televizionit të Serbisë Dushan Gajiq. Ai shton se përgjegjësinë për këtë gjendje në procesin e zgjerimit, në radhë të parë e mbajnë vendet anëtare, por edhe Mogherini, e cila ka humbur kredibilitetin në rajon, për shumë shkaqe.

”Për shembull, me paralajmërimin për heqjen e vizave për Kosovën, e cila nuk ka ndodhur. Pastaj pohimet për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin, që nuk është realizuar, përkundër Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit. Më në fund ajo ka humbur kredibilitetin edhe për shkak të paralajmërimeve të shumta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës, deri në fund të mandatit të saj. Kur shikon mbrapa, të gjitha këto duken si një grumbull i madh i fjalëve boshe dhe nuk mund të paraqiten si trashëgimi e mirë për pasardhësin e saj”, konstaton Gajiq.

Humbja e timonit të dialogut

Krerët evropianë shpesh përgjigjen, se nuk e kanë në dorë “shkopin magjik”, për zgjidhjen e problemeve. Ndërsa shefja e diplomacisë së BE në largim mund të thotë se ka besuar në realizimin e hapave pozitivë. “Ndoshta nuk keni sukses, por nëse insistoni dhe keni qëllime dhe parime të qarta, atëherë mund të vijnë edhe sukseset. Ndoshta pas 25 vitesh, pas shtatë apo vetëm dy vitesh”, thoshte Mogherini. 

Korrespodentja e Radio Televizionit të Kosovës në Bruksel, Gjeraqina Tuhina mendon, se Mogherini nuk ka qenë parimore dhe e vendosur në politikën e saj ndaj rajonit, në veçanti në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Ajo nuk i është përmbajtur parimeve, sepse motivi i saj ka qenë që dialogu të përfundojë gjatë mandatit të saj. Zërat për mundësinë që të fitojë Çmimin Nobel për paqe kanë bërë ndoshta, që ajo të angazhohet për një zgjidhje me të gjitha mjetet gjatë mandatit të saj, ndërsa kualiteti i zgjidhjes ka qenë më pak (e ndoshta edhe aspak) i rëndësishëm”, vlerëson Tuhina.

Gazetarja e RTK, e cila e përcjellë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë prej fillimit në vitin 2011, thotë se Mogherini ka përgjedhur bashkëbiseduesit sipas dëshirës  – duke ndryshuar formatet e takimeve, varësisht nga personat, të cilët ajo preferonte si bashkëbisedues, por edhe duke ndryshuar fazat e bisedimeve, pa dhënë shpjegime se çfarë është arritur në fazën e mëparshme.

Tuhina thotë se Mogherini “ia ka kthyer shpinën dialogut”, kur ka kuptuar, se zgjidhja nuk do të arrihen gjatë mandatit të saj. “Normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës është një jetim real, sepse “ndrikulla” ka hequr dorë nga ai që në prill të këtij viti, kur është nisur iniciativa gjermano-franceze, që ka pasur për qëllim amortizimin e dëmeve të shkatuara nga Mogherini”, thotë Tuhina për Deutsche Wellen.

Me vlerësimet e gazetares së RTK pajtohet edhe kolegu i saj serb nga RTS. ”Diku nga mesi i mandatit të saj janë paraqitur shenjat se Mogherini e ka humbur fijen e dijalogut, ndërsa gjatë vitit të fundit ka qenë shumë e qartë se ajo nuk do të arrijë rezultate. Angazhimi personal i saj, por pa lidership dhe angazhim të mjaftueshëm që gjërat të mbahen nën kontroll, mangësia e autoritetit dhe mbështetjes nga disa vende anëtare, në fund kanë rezultuar me dështim”, pohon Gajiq.

A është Brukseli i gatshëm për Ballkanin?

Pas viteve të entuziazmit verbal për përkushtimin dhe angazhimin e të dy palëve, Federika Mogherini nuk e ka përmendur më fare në muajt e fundit dialogun mes Beegradit dhe Prishtinës. Në fillim të mandatit ajo thoshte, se edhe BeH është prioritet i politikës së BE, por tani kjo nuk përmendet më askund. Diku nga fundi i mandatit, kur fliste për Ballkanin, Mogherini përmendte vetëm marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë së Veriut. Por Mogherini nuk ka lënë ndonjë përshtypje të mirë as në Maqedoninë e Veriut.

”Përveç momentit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, Mogherini nuk ka qenë më e pranishme në opinionin maqedonasverior. Një nga hipotezat që mund të dëgjohet në qarqet politike maqedonase është se Mogherini nuk e ka ndihmuar Maqedoninë, për shkak se ka insistuar që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mbeten në “një paketë” për negociatat, që është edhe qëndrimi i Italisë. Sipas kësaj teorie, ka qenë më e lehtë që Maqedonia të fillojë negociatat, sikur të mos ishte Shqipëria, të cilën e kanë kundërshtuar disa vende si Holanda apo Danimarka”, thotë për Deutsche Wellen korrespondetja e agjencisë kombëtare maqedonase MIA, Tanja Milevska. Ajo nënvizon se Mogherini ka qenë e njohur në Maqedoninë e Veriut vetëm nga prizmi i angazhimit të saj në dialogun Beograd-Prishtinë, gjë që ka shkaktuar shqetësime në opinion maqedonasverior.

”Mendoj se Maqedonia e Veriut ka pritur nga Mogherini dhe BE që në përgjithësi të jenë më të qartë kundër ideve për shkëmbimin e territoreve”, thotë Milevska. Federika Mogherini kurrë nuk e ka hedhur poshtë qartë idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, respektivisht për ndryshimin e kufijve në rajon. Këtu ka pasur edhe qëndrime të tjera dhe marrëveshje të paqarta, ndryshime të linjave të kuqe, në veçanti në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ku ka pasur “shumë të vërteta”. Ndoshta është në pyetje mungesa e përvojës së Mogherinit, kushtet jo të mira apo thjesht Ballkani është i këtillë, por Federika Mogherini nuk e arriti këtë “marrëveshje historike” në Ballkan. Pasardhësi i saj, Joseph Borell, thotë se e presin shumë punë dhe se mandatin e tij do ta nisë pikërisht –  nga Ballkani Perëndimor.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione epoka e mogherinit federika mogherini lideret e ballkanit perendimor epoka e mogherinit federika mogherini lideret e ballkanit perendimor

Sondazh

Poll
Insights 29 Tetor 2019, 18:04

Pse po e sulmojnë oligarkët opozitën?

TIRANË- Ne fillim te viteve 80, kartelet e droges ne Kolumbi nisen te aplikojne nje metode te re per te goditur nepunesit e shtetit, qe nuk i korruptonin d...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën