Sport

“Modifikoni fanellën”! UEFA urdhëron Ukrainën dhe i jep të drejtë pretendimit të Rusisë

Në fanellën e Ukrainës, shihet linja e qëndisur të shtetit, ku mund të shihet edhe gadishulli i Krimesë.
Featured image of article: “Modifikoni fanellën”! UEFA urdhëron Ukrainën dhe i jep të drejtë pretendimit të Rusisë Ukraina
Përditësuar:

UKRAINË-UEFA ka detyruar kombëtaren e Ukrainës që ta ndërrojë fanellën për Kampionatin Evropian, “Euro 2020” pas akuzave të ngritura nga Rusia. Në fanellën e Ukrainës, shihet linja e qëndisur të shtetit, ku mund të shihet edhe gadishulli i Krimesë.

“Pas një analize më të thelluar”, kjo parullë e kënduar gjatë kryengritjes popullore anti-ruse në Maidan në 2014, është “qartë e një natyre politike” dhe “prandaj duhet të tërhiqet në funksion të konkurrencës.”

Rusia i bëri thirrje UEFA-s, e cila të enjten vendosi një modifikim të fanellës së Ukrainës, duke e konsideruar përfundimisht përmendjen “Lavdi heronjve tanë” si “politike”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rusia ka thënë se është kënaqur nga ky vendim. “Bëhuni heronj sportivë dhe do të keni lavdinë, dhe jo me parulla nacionaliste”, tha zëdhënësia e diplomacisë ruse Maria Zakharova, duke reaguar në Telegram ndaj vendimit të trupit evropian.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment